Bundesliga Futboll Sport

DËSHTOI NË BOTËROR/ Bayern Munich bën një sondazh për mesfushorin e Napolit…

Sipas asaj që lexohej sot në gazetën “Il Mattino”, Bayern Munich ka bërë një sondazh te klubi i Napoli për të kuptuar mundësinë që ka për blerjen e mesfushorit polak Piotr Zielinski.

24-vjeçari Zielinski mund të mbulojë disa role në fushë, si në qendër të mesfushës, ashtu edhe si sulmues krahu. Napoli e mori nga Udinese në vitin 2016, pasi më parë kishte shkëlqyer në dy sezone i huazuar te Empoli. Zielinski ka luajtur 36 ndeshje dhe ka shënuar 5 gola me kombëtaren e Polonisë.

Chelsea dhe Liverpool kanë qenë klubet që janë interesuar më parë për të, por duket se tani Bayern Munich është favorit për ta marrë nëse do të vendosë të largohet nga Napoli.

Sipas bavarezëve ai do të ishte një opsion interesant për të përmirësuar ekipin e tyre që synon suksesin në Champions League dhe Bundesliga.

Related posts

E ZHVESHUR NUDO NË VASKË/ E dashura e sulmuesit të Kristal Palasit “tërbon” rrjetin (FOTO)

Isa.Autor

MANAJ PO SHKËLQEN/ Trajneri i Barcelonës B: Ju tregoj si e motivova në fillim

Delo.autor

BLEJA E RE BINDI MILANIN/ Ricardo Kaka krahason: Paqueta është ndryshe nga unë, ja çfarë i uroj

Delo.autor

Leave a Comment