Futboll Premier League Sport

“EFEKTI SARRI”/ Chelsea gjen në kampionatin italian zëvendësuesin e Courtois

Eshtë edhe Gianluigi Donnarumma në listën e objektivave të Chelsea të drejtuar nga Maurizio Sarri. Ashtu si ka bërë të ditur “Evening Standard”, portieri i Milan është kandidati numër 1 për të marrë vendin e Thibaut Courtois, që shumë shpejt do të prezantohet te Real Madrid.

Veç portierit italian, “blutë” e Londrës po ndjekin edhe Kasper Schmeichel i Leicester dhe Peter Cech, aktualisht te Arsenal.

Por është e vështirë që Donnarumma të futet si mjet shkëmbimi me Morata, sulmuesin spanjoll që ka vendosur të largohet nga Chelsea dhe që pëlqehet shumë nga Milan. Kuqezinjtë, që morën të drejtën për të luajtur në Europa League, do ta trajtojnë veçmas mundësinë e blerjes së Morata.

Qendërsulmuesi do të pranonte me kënaqësi kalimin në Milan, ndërsa Chelsea kërkon 60 milionë euro.

Related posts

LIVE/ Flamurtari-Partizani: Ka startuar super sfida, Daja dhe Gega luajnë “fatin” në Vlorë

Isa.Autor

“LUFTA E TITANËVE”/ Katër klube pas Sanchez

Isa.Autor

Ancelotti: Episodi CR7-Meret, i dyshimtë. U befasova në pjesën e dytë

Delo.autor

Leave a Comment