Futboll Seria A Sport

CHELSEA do Vesinon/ Interi e SHET për një lojtar të madh (DETAJE)

Çelsi nuk ndalet për Matias Vesinon, por për Sarrin nuk do të jetë e thjeshtë për të marrë në Londër uruguaianin. Interi e quan Matiasin një element kyç për Spaletin, sepse ai ka bërë një punë shumë të rëndësishme me të, duke e transferuar në një mesfushor në gjendje për të bërë të dyja fazat e lojës (autor edhe i golit kualifikues në Champions League në ndeshjen e fundit në Olimpiko, por në Botëror ka qenë lojtari më i mirë i kombëtares së tij për topa të rikuperuar).

E kështu, Spaleti nuk dëshiron të heqë dorë aspak nga ai. Këtë gjë e konfirmon “Corriere dello Sport”, e cila vazhdon edhe më tej, por nëse ai do të largohet, nuk do të kishte ndonjë lajm të keq për Interin, sepse me paratë e tij do të blihej një “Top Player” në mesfushën zikaltër. Pas pushimeve post-Botëror, Vesino do të rikthehet të luajë më 30 korrik me shokët e skuadrës. Në rast largimi, drejtori sportiv Piero Ausilio po punon që Kovaçiç të mos gjendet i papërgatitur.

Ai është ëndrra e të gjithëve, por edhe Paredes është regjistri perfekt për Spaletin. Të dy ata kanë karakteristika të ndryshme nga Vesino dhe blerja e tyre nënkupton faktin që Spaletit do t’i duhet të ndryshojë edhe mënyrën e lojës. Një emër tjetër që qarkullon prej kohësh në shtëpinë zikaltër është edhe i mesfushorit belg Dembele, që luan në Angli me skuadrën e Totenhemit. Kjo goditje pritet të vijë në ditët e fundit të gushtit. Ndërkohë, Spaleti po pret të rikthehet Vesino për ta përshtatur me mekanizmat e skuadrës së re, e cila do të ketë në formacion 4-5 lojtarë të rinj.

Interi do të luajë në tre kompeticione të ndryshme gjatë këtij sezoni: kampionat, Kupa e Italisë dhe më e rëndësishmja, Champions Liga. Reparti që trajneri dhe drejtuesit kërkojnë të përmirësojnë është mesfusha. Synimi është të kalohet faza e grupeve dhe renditja në vendet e para në kampionat. Tifozët zikaltër mund të ëndërrojnë sërish duke qenë se një epokë e re po nis nën drejtimin e Spaletit dhe Suning, të cilët kërkojnë të rikthejnë Interin e lavdishëm.

Related posts

ARABIA SAUDITE JOSH POGBA/ Ofron 100 milion euro, Vlahovic drejt Chelsea

F.autor

Djokovic refuzon Becker: Do të punoj me stafin aktual

Sadik.Autor

Interi i Spalletit ka shfaqur interes për mbrojtësin e Atletico Madridit

Sadik.Autor

Leave a Comment