Futboll Sport

Eliminimi nga Kupa e Botës, Hierro: Erdhëm për të dhënë maksimumin por…

Eliminimi nga Kupa e Botës erdhi në mënyrën më të keqe të mundshme për Spanjën, me kombëtaren “La Rojo” që i dha lamtumirë turneut pas ekzekutimit të penalltive. Pas kësaj disfate, trajneri i spanjollëve Fernando Hierro ka deklaruar se skuadra kishte ardhur për të bërë mirë, por futbolli kështu e ka.

“Ne të gjithë ndjejmë dhimbje, kemi ardhur për të bërë diçka të rëndësishme, për të luftuar për Kupën e Botës, por kjo është futboll. Nuk ka asgjë të bëjë me angazhimin, shoqërimin dhe përpjekjet e tyre që i vendosin çdo ditë. Është kënaqësi t’i trajnerosh ato. Nëse ka ndonjë gjë për të na kritikuar, unë jam trajner dhe unë jam përgjegjësi për atë që ka ndodhur.”,- tha fillimisht Hierro.

I pyetur për të ardhmen, Hierro ka lënë gjithçka të hapur.

“E ardhmja ime nuk është vendimi im. Pas këtij eliminimi, ajo që bëj nuk ka rëndësi”.-përfundoi tekniku spanjoll.

Spanja u eliminuan nga kombëtarja vendase, Rusia në fazën e 1/8-ave të Kupës së Botës.

Related posts

5 vite burg Ish-pronari i ekipit anglez, i kishte vjedhur gruas 5 mln € për të blerë klubin

Q.Autor

Zbuloni arsyen përse ndeshjet e fundit të Botërorit luhen në të njëjtin orar… (VIDEO)

Isa.Autor

Merkato e Milanit, Gattuso kërkon përvojë: objektivi është Mandzukiç

Sadik.Autor

Leave a Comment