Futboll Sport

ENTUZIAST DHE OPTIMIST/ Enrique prezantohet tek Spanja: Do të ftoj lojtar të rinj

Luis Enrique është prezantuar pasditen e sotme si trajneri i ri i kombëtares spanjolle. Pas shkarkimit të Julen Lopetegui që mori drejtimin e Real Madrid, dhe të Fernando Hierros, i cili udhëhoqi ekipin përfaqësues në Botërorin “Rusi 2018”, tashmë “La Roja”, i është besuar ish-teknikut të Barcelonës.

48-vjeçari në fjalën e tij të parë gjatë konferencës së sotme për shtyp tha se do të sjellë një ndryshim gjeneratash në kombëtare.

“Sot është dita e prezantimit tim. Kam kërkuar që të bëj listën time të parë që do të ketë surpriza, ndryshim të gjeneratave. Nuk do të jetë një revolucion, por një evolucion, kam njerëz pas vetës tek të cilët kam besim. I falënderoj të gjithë për besimin e dhënë. Ndihem me fat që jam prej vitesh në këtë shtëpi dhe jam i ngazëllyer për ta përmbushur këtë sfidë”- tha Enrique.

Në lidhje me Lopeteguin dhe shkarkimin e tij: “Është një gjë që i përket të kaluarës dhe unë nuk mendoj se më takon ta komentoj diçka të tillë, e shoh botën me optimizëm dhe e kaluara i përket së kaluarës”.

Rreth Pique: “Është një rast tjetër sepse ai tashmë ka njoftuar se do të largohet nga përfaqësuesja. Do doja të vazhdoja me të gjithë, por më duhet të respektoj vendimet e secilit lojtar.

Stili i lojës:” Mund të evoluosh stilin e lojës pa e prekur atë, e bëra në një klub të madh si Barcelona “; “Kombëtarja duhet të duket si një ekip sepse kjo është ajo që duhet të tregosh brenda fushës”; “Ka shumë aspekte për të përmirësuar taktikisht”.

Related posts

Largimi nga Alaves, De Biasi flet për rikthimin në Serie A

Q.Autor

GJEN ZËVENDËSUESIN E NEYMAR/ PSG gati 90 milion euro për sulmuesin 24-vjeçar…

Delo.autor

NDESHJA E LEGJENDAVE/ Pirlo shënon gol me një “magji” nga 20 metra

Delo.autor

Leave a Comment