Futboll Sport

DEBATI NË DISTANCË/ Mourinho-Deschamps, akti i dytë: Didie fantastik, si Franca e tij

Debati në distancë mes Didie Deshampit dhe Zhoze Murinjos duket i destinuar për të vijuar edhe për ditë të tjera gjatë këtij Europiani. Portugezi pati deklaruar se tekniku i Francës është i detyruar të fitojë sepse ka shumë yje në kombëtare ndërkohë që homologu francez iu përgjigj duke i kujtuar se edhe ai kishte pasur yje te Totenhemi, por megjithatë nuk kishte mundur të fitonte. Kapitulli i ri i debatit ka vijuar në intervistën që trajneri i ri i Romës ka dhënë për “TalkSport”.

Përse Deshamp u përgjigj aq ashpër pasi e etiketuat si favorit? Sepse nuk e ka harruar finalen e Champions-it të vitit 2004 kur e munda me Porton time. Besoj se ky mllef i vjen që nga ajo kohë, por kjo nuk duhet të ndodhë sepse dhe unë kam humbur shumë ndeshje, e megjithatë nuk i kam kthyer në probleme personale. Si e shpjegoni reagimin e tij? Ndoshta e ka në karakter që reagon në atë mënyrë ose ka të bëjë me diçka të tijën. Unë nuk kam nga ta di. Vijoni të mendoni se është i detyruar ta fitojë “Euron”? Deshamp merr vendime shumë të forta. Vendimi për të mbajtur Benzemanë jashtë për pesë vjet ishte i fortë, vendimi për ta rikthyer kur ekipi i tij është kampion bote pa Karimin dhe për të filluar me të dhe për të ndryshuar dinamikën e ekipit. Të gjitha këto tregojnë se Didie është një trajner shumë i mirë. Është favorit kryesor praktikisht… Kur them se i konsideroj favoritë nuk është vetëm për shkak të skuadrës që kanë por edhe për shkak të trajnerit që po punon shumë e mirë. Ka një ekip fenomenal, pa harruar që është një trajner shumë i mirë i ekipit kombëtar. Shumë i mirë. Nuk ka të bëjë vetëm me lojtarët, ai është një trajner i nivelit të lartë në atë ekip. Sa ndikojnë lojtarët tepër cilësorë që ka në ecurinë e tij?

Po bën një punë të shkëlqyer sepse nuk ka të bëjë gjithçka me faktin e të pasurit lojtarët më të mirë, por është t’i stërvitësh, t’i menaxhosh, t’i udhëheqësh. Dallohet qartë se disa nga lojtarët janë më mirë kur shkojnë në ekipin kombëtar sesa kur luajnë nëpër klube. Duket sikur po flisni për Pogbanë? Flas në përgjithësi. Pa Benzemanë, ishte një skuadër e pabesueshme. Me Benzemanë, Griezmanin, Mbapene është çmenduri. Ata kanë gjithçka. Mesfusha është shumë, shumë e mirë. Kante, Pogba, Rabio, ishin fantastikë ndaj Gjermanisë. Në mbrojtje, ka dy qendërmbrojtës si Varan dhe Kimpembe: të shpejtë, të fortë, agresivë, të luajnë me top, nën presion nuk ka rëndësi, ata vazhdojnë të luajnë. Pa harruar edhe një portier të lartë si Loris që është në kulmin e karrierës. Franca praktikisht ka shumë cilësi dhe asnjë problem. Pra Franca dështon nëse nuk fiton Europiani? Edhe para se të fillonte “Euro”, unë besoja se Deshamp nuk ishte i lumtur kur thashë që për Francën çdo gjë tjetër përveç fitimit do të ishte një dështim. Edhe pas kësaj interviste Didie nuk do të jetë i lumtur. Por, me atë ekip, me atë stol, pa harruar edhe lojtarët që janë me pushime nëse nuk e fitojnë është një dështim sepse ata janë skuadra më e mirë e turneut.

Related posts

“NUK DUA TË NDALOJ SË ËNDËRRUARI”/ Tifozja speciale feston me poza provokuese fitoren e Lazios (FOTO)

Delo.autor

Alvaro Morata është gati të rikthehet në Serie A

Sadik.Autor

SHTOHEN EMOCIONET PËR DERBIN E KRYEQYTETIT/ Mesfushori Mala beson: Tifozët i duam në stadium, shpresoj që t’i…

Delo.autor

Leave a Comment