Futboll Kategoria Superiore Sport

E FUNDIT/ Komisioni i Disiplinës dënon Ardit Krymin, paralajmërohet edhe Tirana. Ja të gjitha vendimet…

Komisioni i Disiplinës ka bërë publik pak minuta më parë vendimet, teksa ai që e ka pësuar është mesfushori i Vllaznisë, Ardit Krymi, i cili është dënuar me 2 ndeshje për shkak të sjelljeve josportive ndaj Bitrit në sfidën Vllaznia-Partizani.

Gjithashtu bie në sy paralajmërimi që Disiplina i ka bërë klubit të Tiranës për stërvitjen në stadiumin “Selman Stërmasi”.  Vlen të theksohet fakti se Partizani ia ka hedhur paq edhe për numrin e tifozëve në stadium ndaj Vllaznisë, të cilët kanë qenë mbi atë që përcakton protokolli i sigurisë për masat anti-COVID.

VENDIMET:

  1. Lojtari i KF Vllaznia, Ardit Krymi, për sjellje josportive ndaj kundërshtarit, në bazë të nenit 47/1/d të KDS, dënohet me 2 (dy) ndeshje pezullim nga aktiviteti.
  2. KF Tirana, në bazë të nenit 12 të KDS, paralajmërohet se në rast të përsëritjes së stërvitjes në stadiumin “Selman Stërmasi”, do të jetë subjekt i masave disiplinore që parashikon Kodi i Disiplinës Sportive dhe Rregulloret e FSHF.
  3. KS Kastrioti U-21, për braktisjen e ndeshjes së vlefshme për Kampionatin Kombëtar të Kategorisë Superiore U-21, kundër KF Bylis U-21, në bazë të nenit 54/1 të KDS, humbet ndeshjen në tavolinë me rezultatin 3-0 dhe i zbriten 3 pikë nga klasifikimi.
  4. Lojtari i KF Shkodra U-19, Albi Shpuza, për sjellje josportive ndaj kundërshtarit, në bazë të nenit 47/1/d të KDS, dënohet me 2 (dy) ndeshje pezullim nga aktiviteti.
  5. Lojtari i Shkëndija Dr. U-19, Eldi Mala, për lojë të rëndë ndaj kundërshtarit, në bazë të nenit 47/1/b të KDS, dënohet me 2 (dy) ndeshje pezullim nga aktiviteti.

Related posts

INTERVISTA TEK ALPENEWS.AL/ Mediat SERBE i dalin në krah Kosta GRILLOS: E larguan se…

Isa.Autor

“Messi duhet ta fitojë Kupën e Botës që të flejë i qetë”

Q.Autor

Hazard: Nuk do ta prekja topin edhe nëse do të luaja tre orë kundër Cityt

Q.Autor

Leave a Comment