Futboll Sport

Spalletti: Inter ka nevojë për blerje të tjera

Luciano Spalletti insiston se Inter ka nevojë për blerje të tjera pas humbjes ndaj Chelsea-t.

Inter u mposht me penallti 5-4 ndaj Chelsea-t të shtunën në International Champions Cup, teksa 90 minutat përfunduan 1-1.

Megjithëse Inter ka qenë tepër aktiv në merkato, Spalletti insiston se skuadrës i duhet më shumë për të konkurruar Juventus.

“Transferimet? Për momentin na mungojnë disa pjesë për të kompletuar ekipin. Kemi luajtur shumë me të njëjtët lojtarë, pa të dëmtuarit dhe atyre që kanë qenë me kombëtaren.

“Vrsaljko? Nuk ka probleme, klubi ka një plan dhe ne duhet të presim.

“Merkato nuk ka mbaruar. Kryesuesit e kampionatit kanë dy ekipe, ndryshe nuk përballohet të luash tri herë në ditë.

“Pastaj janë edhe dëmtimet. Kemi nevojë për një portier tjetër dhe një zëvendësues të Icardi-t.”

Related posts

SKANDAL I RËNDË BASTESH NË NBA/ Përjashtohet përjetë një nga lojtarët e Torontos

F.autor

PUBLIKON PAMJET/ Mourinho kundër gjyqtarëve: Dikush duhet të përsëriste penalltinë e tij, e dikush tjetër jo

Delo.autor

Dëmtimi i Schick, Roma ‘bllokon’ Dzekon

Q.Autor

Leave a Comment