Futboll Sport

ËSHTË NË SUPER FORMË/ Elis Bakaj shënon gol SPEKTAKOLAR në Europa Legue (VIDEO)

Elis Bakaj vazhdon të tregojë se Shakhtjor Soligorsk ka bërë mirë që ka investuar për të afruar në skuadër sulmuesin shqiptar.

Futbollisti tashmë po shënon rregullisht me ekipin e tij, në kampionat dhe në Ligën e Europës, duke e ndihmuar që të realizojë objektivat që klubi bjellorus ka për këtë edicion. Bakaj ka realizuar sot golin e barazimit 1-1 të skuadrës së tij ndaj Leç Poznan në turin e dytë të Ligës së Europës, për t’i dhënë bjellorusëve një shtysë për ndeshjen e kthimit.

Ishte një gol spektakolar, nga ata që di të shënojë sulmuesi shqiptar, me një diagonale që nuk mund të kontrollohej nga portieri kundërshtar, e që solli normalisht edhe duartrokitjet e tifozerisë së Shakhtior Soligorsk.

Ky ishte goli i tretë në po aq ndeshje të luajtura nga Bakaj në Ligën e Europës në këtë sezon, pasi kishte realizuar edhe në dy takimet e mëparshme ndaj Konah’s Kuej.

Duke i shtuar këtu edhe golin e realizuar përballë Dinamo Brest në kampionat, kjo ishte ndeshja e katërt radhazi në të cilën ai gjente rrugën e rrjetës, duke treguar se është në një formë të shkëlqyer.

Related posts

SFIDA NDAJ “VERILINDORËVE”/ Stërvitje top-sekrete te Partizani, Mehmeti skicon 11-shen anti-Vllaznia

Delo.autor

“TIRANA KA MË SHUMË ARSYE PËR TË FITUAR DERBIN”/ Mbrojtësi Doka: Kam marrë oferta, klubi po negocion me…

Delo.autor

U AKTIVIZUA 9 VITE NË SERIE A/ Mesfushori i jep fund futbollit të luajtur në moshën 30-vjeçare

Delo.autor

Leave a Comment