Futboll Seria A Sport

DETAJET TRONDITËSE/ Tragjedi në Rusi, lojtari i TALENTUAR VDIQ sepse kishte pas…

Lokomotiva e Moskës ka humbur një lojtar të U-21. Alexey Lomakin (18) ka vdekur gjatë fundjavës së kaluar dhe shkaku i vdekjes thuhet të jetë i ftohti.

“Lokomotiva lajmëron me keqardhje se lojtari i U-21 Alexey Lomakin ka vdekur në Moskë. Hetimet po vazhdojnë,” shkruan klubi ditën e hënë në Twitter.

“Jemi të tronditur nga kjo tragjedi. Lokomotiva kërkon t’i japë ngushëllimet e përzemërta familjes dhe shokëve të Alexey.”

Si ka ndodhur, akoma nuk është bërë e ditur. Mamaja e lojtarit ka lajmëruar policinë pasi ai nuk kishte shkuar në shtëpi më 30 nëntor dhe ajo nuk mund ta kontaktonte.

Mesfushori ishte në klubin e tij për vizita mjekësore, ku ka kaluar natën. Pastaj thuhet të ketë dalë me një mik për të pirë diçka në qytet.

Më 2 dhjetor nuk dihet akoma se çfarë ka ndodhur. Sipas gazetës ruse Meduza, ai thuhet të ketë ngrirë nga i ftohti. Por hetimet vazhdojnë.

Related posts

Jo vetëm LILAJ dhe SHKËMBI në UEFA, edhe dy ish-lojtarë dëshmojnë sot para KOMISIONIT TË APELIT

Sadik.Autor

JAVA E FUNDIT NË SERIE A/ Milan jashtë Championsit. Interi dhe Atalanta festojnë mes drithërimash

Delo.autor

STATISTIKAT/ Tirana nuk njeh humbje me Elbasanin që prej 2008-ës

F.autor

Leave a Comment