Futboll Premier League Sport

Manchester City kthen vëmendjen te Pjanic, por shifra që kërkon Juve është e frikshme

Manchester City raportohet të ketë shfaqur interes për Miralem Pjanic, por Juventus kërkon të paktën 80 mln euro. Kampionët anglezë janë në kërkim të një mesfushori kreativ, pasi nuk arriti të nënshkruante me Jorginho që zgjodhi Chelsea-n.

Teksa dy lojtarët nuk janë identikë për sa i përket rolit dhe karakteristikave, boshnjaku do të ishte një alternativë me kualitet.

Sipas Tuttosport, City-t i është refuzuar një ofertë 50 mln euro, që Juve e ka refuzuar menjëherë. Juve nuk ka asnjë arsye për të shitur Pjanic, i cili mund të rinovojë me Zonjën.

Gjithsesi, tundimi për të punuar me Pep Guardiola-n ekziston, megjithëse nuk do ta konsideronte një shitje poshtë 80 mln euro.

Related posts

PAS HUMBJES NDAJ LAÇIT/ Ramadani: Kishim raste, por nuk shënuam. Ja si mund të marrë pikë Egnatia

Delo.autor

Tirana nuk di të ndalet, gjen edhe “bomberin”

Sadik.Autor

FRIKSOHET NAPOLI/ Klubi anglez është gati ti rrëmbej mbrojtësin shqiptar dhe…

Sadik.Autor

Leave a Comment