Futboll Sport

EUROPA LEAGUE/ Dudelange-Drita: Kosovarët përmbysen në pjesën nga Luksemburgasit

U luajt në “Stade Jos Nosbaum” sfida e vlefshme për raundin e dytë të Ligës së Europës, mes Dritës së Gjilanit dhe Dudelange. Edhe pse shënoi e para, skuadra kampione e Kosovës u mposht me rezultatin 2-1.

Shabani shënoi për Dritën në fundin e pjesës së parë, ndërkohë që Perez në minutën e 66-të dhe Trupel me 11-metërsh në të 81-tën përmbysën shifrat.

Skuadra nga Kosova e mbylli ndeshjen me 10 lojtarë, teksa Krasniqi u ndëshkua me karton të kuq në minutën e 80-të.

Kampionët e Kosovës do të synojnë kualifikimin në ndeshjen e kthimit që do të luhet pas një jave.

Related posts

PROBLEMET ME STADIUMET/ Vritet gara dhe cilësia e futbollit shqiptar, FSHF-ja shikon “sehirë”

Isa.Autor

FUTET NË GARË ME “ZIKALTËRIT”/ Juventus nis kontaktet për Romelu Lukaku, ja “karremi”

Delo.autor

LUFTËTARI-PARTIZANI/ Të dy skuadrat vijnë me objektiva të përmbushura (FORMACIONET ZYRTARE)

Delo.autor

Leave a Comment