Futboll Sport

EUROPA LEAGUE/ Humbja 3-0 me Molden, Laçi nuk ka më çfarë të humbasë

Tre gola për të rikuperuar. Një hendek i madh, përballë një rivali mjaft cilësor. Ai i javës së ardhshme përballë Moldes, do të jetë një mision tejet i vështirë për Laçin. Humbja e pësuar në ndeshjen e parë në Norvegji në letër lë pak shanse për të shpresuar te kualifikimi në turin e tretë të Europa League.

Tashmë situata ka ndryshuar. Nga një skuadër që duhej të mendonte vetëm për mbrojtjen, me shpresën për të goditur rivalët me kundërsulm, kurbinasit duhet me doemos të sulmojnë dhe shënojnë!

Në 90 minutat e para ndaj Moldes, “bunkeri” i krijuar nga trajneri Prenga nuk arriti të rezistonte më tepër se gjashtë minuta lojë. Goli i Haland me 11-metërsh ndryshoi të gjithë strategjinë e lojës, ndërsa dyfishimi i rezultatit nga Hastad e detyroi Laçin që në mënyrë të pashmangshme të kërkonte golin.

Do të ishte një përsëritje e ndeshjes së parë me Anorthosis, kur në humbjen 2-1 goli i shënuar jashtë fushe rezultoi vendimtar më tej për çështjen e kualifikimit. Por, plani sërish nuk shkoi ashtu si bardhezinjtë dëshironin, sepse goli i tretë i Moldes, i realizuar nga nigeriani James Leke 11 minuta përpara fundit ishte goditja e “knock out”.

Përmbysja e disavantazhit me tre gola, në letër duket thuajse e pamundur. Megjithatë, Laçi nuk ka më se çfarë të humbasë dhe do të provojë shanset. Të besuarit e Prengës do të kërkojnë mrekullinë, ose minimalisht një tjetër fitore, për tu larguar nga arena ndërkombëtare me kokën lart.

Related posts

Van Gaalit nuk i ikën inati, mendon të hakmerret ndaj skuadrës që e shkarkoi si trajner

Q.Autor

KUJTON DERBIN E ZJARRTË TË ROMËS/ Nainggolan: Tifozët e Lazios më luteshin që të mos luaja

Delo.autor

PAMJA E STATUJËS SË MESSIT NUK BIND/ Tifozët reagojnë në rrjet, nuk kanë mëshirë as për “Pleshtin” (FOTO)

Delo.autor

Leave a Comment