Futboll Sport

MERKATO EFIKASE/ Hasani-Bregu, kur blerjet godasin menjëherë në shenjë

Kualiteti nuk vendoset në diskutim. Personaliteti është ai i kampionëve. Nuk është rastësi që dy lojtarë si Dejvi Bregu dhe Edon Hasani dinë të bëhen menjëherë protagonistë në skuadrat e tyre të reja.

Bregu shënoi në daljen e parë me Skënderbeun, në miqësoren e fituar 5-0 përballë ekipit të 19-vjeçarëve korçarë. Në rregull, një test i lehtë, por më tepër sesa goli, gjatë ditëve të para të stërvitjeve me kampionët në fuqi, 22-vjeçari i ka dhënë një impuls të ri lojës së ekipit.

Menjëherë u përshtat me ambientin e ri, por mbi të gjitha me lojën e skuadrës. Në krahun e majtë djaloshi i artë vlonjat formon një dyshe perfekte me Leonit Abazin. Te Skënderbeu janë entuziastë dhe kanë bindjen se Bregu do të jetë ylli i madh në kampionat, dhe transferta e radhës për të vazhduar në gjurmët e lojtarëve si Berisha, Latifi dhe së fundmi Gavazaj.

Sinjale mjaft pozitive edhe ato të Edon Hasanit te Tirana. Aktivizim nga stoli në miqësoren me Apoloninë, edhe sepse gjendja fizike ende nuk është ajo e duhura, megjithatë 26-vjeçari di të lejë shenjën e tij.

Një gol i shkëlqyer në aspektin teknik, me të cilin Hasani tregoi se do të jetë një element shumë i rëndësishëm për Ze Marian në sezonin e ri dhe pse jo lojtari që do ti garantojë Tiranës rritjen cilësorë në fazën sulmuese. Pas largimit të Gurit, Sabien Lilajt e Abazajt, do të jetë pikërisht sfida në distancë ndërmjet Dejvi Bregut dhe Edon Hasanit, një prej dueleve që do ti japin bukuri Kategorisë Superiore.

Related posts

MANCHESTER CITY-WATFORD/ “Vendasit” thellojnë shifrat brenda 14 minutash

Delo.autor

Fitore me përmbysje, Novara i largohet fundit

Q.Autor

PAS 9 MINUTASH LOJË/ Borja Valero zhbllokon sfidën ndaj Fiorentinës me një “PERLË” (VIDEO)

Delo.autor

Leave a Comment