Futboll Sport

EUROPA LEAGUE/ Molde e fortë për Laçin, kurbinasit me një këmbë jashtë Evropës

Molde mposhti me rezultatin e thellë 3-0 Laçin në stadiumin “Aker Stadion”, dhe është një hap larg kualifikimit për në turin e tretë të Europa League. Kurbinasit e nisën takimin me forca të shumta në mbrojtje, por për shkak të disa gabimeve individuale u ndëshkuan duke marrë një humbje që i shuan shpresat për kualifikim, edhe pse janë për t’u zhvilluar edhe 90’ minuta të tjera.

Vendasit e nisën mjaft mirë ndeshjen duke kaluar në avantazh pas vetëm 6’ minutash lojë. Molde fitoi një penallti të cilën e ekzekutoi 18-vjeçari Haland, që nga pika e bardhë nuk gaboi duke e dërguar topin në rrjetën e Selmanit. Në avantazh norvegjezët luajnë pa presion dhe e rrezikojnë Laçin në çdo zbrijte në sulm. Cibicki i afrohet golit të dytë, por e ndali vetëm traversa pas ekzekutimit të një goditjeje këndi (13’). Uzuni jep sinjalin e parë të rrezikshëm, por Linde pret pa vështirësi. Kurbinasit vuajnë shumë kur kundërshtari ka topin në zotërim dhe sulmon nga krahët. Kur u mbushën 24’ minuta vendasit shënuan edhe golin e dytë me anë Hestad, i cili ekzekutoi në mënyrë të shkëlqyer një goditje dënimi të shkaktuar nga Lushkja duke shënuar golin e qetësisë. 10’ minuta më vonë Lushkja provon të shënojë për kurbinasit, por gjuajtja e mesfushorit nuk shënjestrën e duhur. Vendasit i afrohen edhe golit të tretë me anë të Haugen, i cili provon me një gjuajtje të fortë, por pret Selmani (37’). Ky fraksion u mbyll me rezultatin 2-0.

Edhe në pjesën e dytë Molde është ekipi që luan më mirë, ndërsa i afrohet golit me dyshen Haland-Hestad. Vendasit kanë rastin më të mirë për të shënuar golin e tretë me anë të Cibicki në minutën e 63′. Sulmuesi provon nga jashtë zonës, por Selmani bën një pritje të shkëlqyer duke shpëtuar Laçin. 2’ minuta më vonë kurbinasit rrezikojnë nëpërmjet një goditjeje dënimi të ekzekutuar nga Hoxhallari, i cili hedh një top në zonë, me Fangajn që provon me kokë, por pret Linde. Në disavantazh Laçi hidhet në sulm me forca të shumta në kërkim të golit të parë, por Jonuzi nuk ka saktësinë e duhur pas një kundërsulmi të shpejtë (71’). Vendasit shfrytëzojnë dobësitë e kundërshtarit dhe pas një sulmi të shpejtë shënuan edhe golin e tretë dhe të fundit për këtë takim duke i dhënë goditjen e nokautit kurbinasve me anë të James (79’). Me këtë rezultat duhet një mrekulli që Laçi të kalojë më tej.

Related posts

E BUJSHME NGA SPANJA/ Real Madridi drejt divorcit me Modric, kërkon yllin me vlerë “galopante”…

Delo.autor

“MIRËSEERDHËT” DHE “MIRUPAFSHIM”/ Policia nuk lejon ekipin “Crvena Zvezda” të hyjë në Kosovë

Delo.autor

PARTIZANI-TIRANA/ Olsi Rama zbret në fushë për t’i dhënë zemër skuadrës, Egbo stërvit portierët (FOTO+VIDEO)

Delo.autor

Leave a Comment