Futboll Seria A Sport

RRËFEHET SUSO/ GATTUSO na ka MASAKRUAR në stërvitje, dua të realizoj… gola

“Vjet nga Milani pritej më shumë, sidomos pas ndryshimit të pronësissë së skuadrës, por gjërat nuk shkuan ashtu si duhej. Ndërsa këtë sezon, me gattuso që në fillimin e sezonit, objekt5ivi ynë është të rikthehemi në Champions League”, ka deklaruar Jesus Suso, që synon të qëndrojë te kuqezinjtë dhe të rikthehet me skuadrën në majën e Europës. Sipas tij, faza përgatitore e Milanit ka shkuar mirë dhe se personalisht kërkon të tregojë në fushë se sa vlen.

“Fizikisht dhe taktikisht, këtu punohet më shumë se në Spanjë dhe Angli. Ka më shumë seanca video, por edhe seanca stërvitore pa top, për të kuptuar lëvizjet në fushë. Gattuso është një trajner që i pëlqen të luajë shumë futboll me topin, por kujdeset edhe për anën fizike. Kjo ka qenë një nga fazat përgatitore më të vështira që kam patur në karrierën tim”, tha Suso.

Më tej, sulmuesi spanjoll shtoi: “Dua të shënoj sa më shumë dhe trajneri ka besim tek unë. Dua të realizoj të paktën 10 gola sezonin e ardhshëm me Milanin, ndaj jam stërvitur për t’u përmirësuar sa më shumë në aspektin taktik. Shpresoj që me ardhjen e Higuain skuadra të arrijë ato objektiva dhe besoj se sulmi do të jetë arma kryesore e skuadrës këtë sezon”, u shpreh Jesus Suso.

Related posts

“KËTU SHQIPONJAT KANË FOLENË”/ Koreografi spektakolare nga tifozët shqiptarë (VIDEO)

Delo.autor

DHUROI SPEKTAKËL ME DY GOLA/ Ksavi i mrekulluar nga Levandovski: Bekim që e kemi te Barcelona!

F.autor

REALI DUHET TË PRESË/ Chelsea avancon rinovimin me Hazard

Delo.autor

Leave a Comment