Futboll Sport

Pas ardhjes së Ronaldos, Higuain i vë kushte Juventusit

Cristiano Ronaldo dhe Gonzalo Higuain ishin mes lojtarëve që merreshin vesh më mirë, kur luanin te Reali i Madridit, por kush mendonte se mund t’i shihte bashkë edhe me fanellën e Juventusit, do të duhet të zhgënjehet.

Portugezi i blerë para pak ditësh dhe argjentinasi nën kontratë prej vitesh nuk do të jenë të dy në repartin ofensiv të kampionëve të Italisë.

Gonzalo Higuain është lojtari i sakrifikuar i drejtuesve, për të rikuperuar milionat e Cristiano Ronaldos, por argjentinasi ka diktuar kushtet e tij për t’u larguar nga Torino. Skuadra, e cila ngulmon më shumë për të marrë bomberin nga Amerika e Jugut është Chelsea, por ka ende diferenca për çmimin real të sulmuesit.

“Blutë” e Londrës kërkojnë të mos shpenzojnë 55 milionë euro, aq sa kërkon Juventusi. Higuain ka dhënë akordin për t’u transferuar në “Stamford Bridge”, falë edhe emërimit zyrtar të Sarrit pak ditë më vonë, por pretendon që Juventusi t’i japë edhe dëmshpërblim.

Argjentinasi kërkon 7 milionë euro në sezon nga Chelsea, si dhe një çek të majmë nga bardhezinjtë.

Related posts

Spalletti rigjen buzëqeshjen, dy titullarë rikthehen në dispozicion për të mundur Spal

Delo.autor

DERBIS SHQIPTAR NË CHAMPION LEAGUE/ Asllani dhe Laçi sfidojnë njëri-tjetrin nga minuta e parë! Kristjani fiton besimin e Inzaghit

F.autor

EFEKTI “ICARDI”? Ultrasit e Interit pa koreografi në derbin me Milanin

F.autor

Leave a Comment