Futboll Sport

EUROPA LEAGUE/ Regi Lushkja: Ndaj Moldes do të provojmë shanset tona

Në sezonin e kaluar rezultuan surpriza e Superiores, me vendin e 4 të hipotekuar dhe arritjen në finalen e Kupës. Laçi nuk e ndali hapin, pasi edhe në Europë ka ditur të shkaktojë surprizën e madhe, duke qenë se në turin e parë eliminator të Europa League-s eliminoi Anorthosis Famagusta të Qipros. Bardhezinjtë kanë treguar shpirtin e tyre luftarak pavarësisht ndryshimeve të mëdha të pësuara në skuadër që pas finales së Kupës me Skënderbeun. Kurbinasit së bashku me Kukësin janë dy skuadrat që mbajnë lart flamurin e Superiores në kompeticionet e UEFA-s. Transferta në Norvegji ndaj Moldes në turin e dytë eliminator nuk shkoi ashtu siç shpresonin te Laçi, por humbja 3-0 nuk i demoralizon, përkundrazi sjell më shumë motivim. Regi Lushkja është një nga lojtarët më të rëndësishëm tek bardhezinjtë që konfirmon besimin që është injektuar te skuadra.

Duket një humbje e thellë dhe një mision i pamundur, por ky është futboll dhe asnjëherë nuk i dihet. Kemi besim te forcat tona dhe do të provojmë të pamundurën.

Mesfushori kavajas nis sezonin e tij të 4-t me fanellën bardhezi dhe, pavarësisht se është 22 vjeç, mund të konsiderohet si një veteran. Eruopa League ka qenë një vitrinë e mirë për të, pasi me lojën e zhvilluar ka rënë në sy të shumë ekipeve, teksa së bashku me Myrto Uzunin mund të sjellin përfitime financiare në arkat e klubit me një transferim të mundshëm jashtë vendit. Por vetë futbollisti qëndron me këmbë në tokë në një periudhë të nxehtë merkatoje.

Jam mirë te Laçi, por le të shohim në vazhdim.

Related posts

Lajm i mirë për milanistët, u rikthehet një yll

Sadik.Autor

REAL MADRID-CELTA VIGO/ “Los Blancos” kërkojnë të rikthehen tek fitorja (FORMACIONET ZYRTARE)

Delo.autor

STUDIMI I L’EQUIPE/ PSG ka vlerën e 1/3-ës së gjithë kampionatit francez

Isa.Autor

Leave a Comment