Formula 1 Sport

PILOTI I “RED BULL”/ Ricciardo në “ajër”: Nuk kam ende një kontratë për 2019-ën

Daniel Ricciardo ka deklaruar se ende nuk ka firmosur rinovimin e kontratës me makinën Red Bull edhe pse kjo gjë pritej të ndodhte pas garës së Hungarisë, ku piloti australian u rendit i katërti. Në këtë garë, Ricciardo u vlerësua si “piloti më i mirë”. “Jam i kënaqur me vendin e katërt në Hungari, pasi 3 të parët ishin më të shpejtë”, tha piloti australian, që është ende të një skuadre kompetitive për sezonin e ardhshëm të Formula 1.

“Tani nuk e kam mendje te kontrata e re, përkundrazi, do të shijoj pushimet, pasi kam shumë nevojë për to në këto momente. Jam i lodhur nga shumë gjëra, në pistë dhe jashtë saj, ndaj kam nevojë për energji të reja. Ndaj nuk e di se çfarë do të ndodhë në të ardhmen time, nëse do të qëndroj te Red Bull apo jo. Nuk kam firmosur ende asgjë. Situata është ende e ndërlikuar dhe shpresoj që gjërat të qartësohen sa më shpejt”, tha Ricciardo.

Related posts

JASHTË SKUADRE PËR 15 MUAJ/ Sulmuesi francez kërkon nga PSG-ja dëmshpërblim prej…

Delo.autor

PO SHKËLQEN NË FINLANDË/ Tetë gola në 11 javë kampionat, talenti shqiptar nuk ka të ndalur

Delo.autor

THOMAS MULLER LË NAM/ Shikoni çfarë gafë ka bërë në ndeshjen me Schalken (VIDEO)

Delo.autor

Leave a Comment