Futboll Premier League Sport

Everton ka shpenzuar 260 mln euro për 1 vit! Tifozët: “Mund të kishim marrë Ronaldon…

Disa do të mendojnë se është shaka, disa të tjerë do të thonë se në fund të fundit është një investim për një nga talentet brazilianë më të rëndësishëm. Fakti është se Everton do të shpenzojë 55 milionë euro për të marrë një futbollist që nuk është në elitën e lojtarëve botëror. Kjo është shuma që ata do të paguajnë për të marrë 21-vjeçarin Richarlison nga Watford.

Richarlison mbërriti te Watford nga Fluminense për më pak se 11 milionë stërlina në vitin 2017. Në sezonin e parë në Premier League ai shënoi pesë gola dhe la një përshtypje të mirë, por të mendosh se do të bëhet “yll” i madh është disi e vështirë.

Tifozët e Everton bëjnë shaka në rrjetet sociale dhe shkruajnë se me 55 milionë euro të paguara për Richarlison dhe me 45 milionë euro që u dhanë vjet për Sigurdsson, mund të merrnin Cristiano Ronaldo, që për 100 milionë euro shkoi te Juventus. Një provokim për investimet e bëra nga klubi, por që nuk kanë dhënë pritshmërinë e pritur. Përjashtim bën vetëm portieri Pickford.

Everton ka shpenzuar 260 milionë euro në merkato për një vit dhe blerjet e tyre kanë qenë…

– Michael Keane (Burnley) 28,5 milionë euro

– Jordan Pickford (Sunderland) 28,5 milionë euro

– Davy Klaassen (Ajax) 27 milionë euro

– Gilfy Sigurdsson (Swansea) 50 milionë euro

– Cenk Tosun (Besiktas) 22,5 milionë euro

– Theo Walcott (Arsenal) 22,5 milionë euro

– Nikola Vlasic (Hajduk) 10,5 milionë euro

– Henry Onyekuru (Eupen) 8 milionë euro

– Sandro Ramirez (Malaga) 6 milionë euro

Këtyre blerjeve do t’i shtohet Richarlison, për 56 milionë. Totali: 259,5 milionë euro.

Nga ana e shitjeve, largimi më i bujshëm ishte ai i Lukaku (te United, 84,7 milionë euro). Bashkë me belgun jashtë shitur Barkley (Chelsea, 17 milionë), Deulofeu (12 milionë, Barcellona), Cleverley (9,3 milionë, Watford). Në këtë verë është shitur vetëm Funes Mori te Villarreal, për 12 milionë euro.

Related posts

Tronditet Argjentina, humb Botërorin pasi këputi ligamentet e gjurit

Sadik.Autor

PËRFITIMET NË BELGJIKË-ITALI/ Jo vetëm gjysmëfinalet, në “pjatë” janë edhe 5 milionë euro

Delo.autor

MANCHESTER UNITED PIKETON BLERJET E JANARIT/ Këto merkato shtyjnë Pogbanë drejt Juventusit

Isa.Autor

Leave a Comment