Futboll Sport

Letra e lamtumirës nga Mirabelli: Gattuso do ta kthejë Milan në majën e Europës…

Massimliano Mirabelli zyrtarizon largimin nga  Milani me një letër, ku mes të tjerave lexohet:

“Të dashur milanistë, kur vjen momenti për të thënë faleminderit, do të thotë se diçka që kishte nisur po mbaron… Punova me të gjitha forcat e mia për t’i dhuruar tifozëve Milan më të mirën e mundshme, sepse populli milanist e meriton të kthehet në majën e Europës dhe të botës.

Unë jam i bindur se do të ktheheni atje me Gattuso, trajnerin që doja me çdo kusht. Më lejoni që këtë Milan ta ndjejë edhe si një krijesë time. Kam punuar pa pushim për një objektiv të vetëm, të mirën e klubit. I uroj suksese pasardhësit tim. Njerëzit ikin dhe vijnë, por Milan do të mbetet gjithmonë. Forca zemra e vjetër kuqezi!”

Mirabelli u largua nga Milan pas një takimi me presidentin e ri Paolo Scaroni. Ai punoi për 14 muaj si drejtor sportiv i kuqezinjve. Sean Sogliano (Bari) dhe Giuntoli (Napoli) janë dy kandidaturat për ta zëvendësuar. Vendimi i takon drejtori të ri të përgjithshëm të klubit, brazilianit Leonardo.

Related posts

SFIDA NDAJ CAGLIAR-IT/ Mbrojtësi De Ligt kthehet titullar pas 3 muajsh. Pirlo ka një dyshim

Delo.autor

E BUJSHME NGA SPANJA/ Ramos ka biseduar me klubin e madh italian, ja paga stratosferike e kërkuar…

Delo.autor

Gabigol i frikshëm në Brazil, ëndërron Botërorin me “Seleçaon” (VIDEO)

Sadik.Autor

Leave a Comment