Futboll Seria A Sport

LËSHON ALARMIN NË PSG/ Tuchel: Ja për çfarë ka nevojë urgjente skuadra ime

PSG ka nevojë për mesfushorë. Ka qenë ky mesazhi që ka dhënë sot trajneri i PSG-së, Thomas Tuchel gjatë konferencës për shtyp, por pa dhënë asnjë emër se ku do të fokusohet merkato e dimrit. “Weigl? Unë mund të jap një opinion për këtë lojtar, por nuk jam unë ai që bëj merkaton. Ju mund të përmendni shumë emra, por unë dua të them se kemi nevojë për lojtarë që luajnë në mesfushë”, u shpreh Tuchel.

Në një ekip ku në sulm janë shumë kampionë, si Neymar, Mbappe e Cavani trajneri kërkon edhe mesfushorë klasi që të mbështesin këtë treshe. Orët e fundit konfirmohet interesimi i PSG-së për Allan, mesfushorin e Napolit, për të cilin skuadra kampione e Francës është gati të paguajë 80 milionë euro.

Tuchel qëndron me këmbë në tokë edhe kur përmenden emra si De Ligt apo De Jong. “Dimë që janë dy lojtarë të Ajax, që kanë talent, por nuk janë lojtarët e mi dhe nuk do të jenë me ne as në janar”, tha Tuchel, që nuk do të ketë në dispozicion Rabiot, që pritet të largohet që në janar.

“Ai aktualisht është me ne, po punon me skuadrën dhe po tregon profesionalizëm. Si ai ashtu edhe ne duhet të tregohemi të arsyeshëm e profesionalistë në këtë drejtim. Për momentin është një lojtar i yni, por në merkato gjithçka mund të ndodhë”, u shpreh Tuchel.

Related posts

NGA BEKAJ TEK FILIPOVIC/ Njihuni me formacionin më të shtrenjtë në Superiore, ja kush vlen më shumë…

Delo.autor

E BUJSHME/ Ndodh për herë të parë në 157 vjet histori, ja kush pritet të emërohet në krye të futbollit anglez…

Delo.autor

A DO TË JETË COUTINHO STARTUES NDAJ VILLARREAL? Koeman merr vendimin e madh

Delo.autor

Leave a Comment