Futboll Sport

Firmosi në Arabi, por Kombëtarja mbetet ëndërr për Besnik Hasin

Besnik Hasi ka firmosur në Lindjen e Mesme me skuadrën e Al Raed. Ndoshta disa nuk e kanë kuptuar zgjedhjen e tij pasi ka hequr një mundësi të mirë për tu bërë i njohur duke u larguar nga Europa.

Megjithatë në një intervistë për mediat ai u shpreh: “Në këto muaj ka pasur ekipe të ndryshme belge që më kanë kontaktuar. Nuk ishte momenti i duhur ajo që prisja. Arabia ka ndryshuar sistemin e garës, kanë investuar shumë në aspektin teknik, është liga më e fortë në Azi. Përveç anës të rëndësishme financiare, është edhe ana sportive”.

Ndërkohë për një lidhje të mundshme me Kombëtaren shqiptare Hasi u shpreh se është e kotë të flasim tani.“Kombëtarja ngelet një ëndërr jo vetëm për mua, por për çdo futbollist që ka luajtur në Kombëtaren e Shqipërisë, mbetet si mendim për ta drejtuar atë. Por të flasim tani për të është e kotë, se Kombëtarja e ka një trajner, do të ishte mungesë respekti”, përfundoi Hasi.

Related posts

ZBULON TË ARDHMEN E “JASHTËTOKËSORIT”/ Rivaldo: Ky do të jetë sezoni i fundit për Messin tek Barcelona

Delo.autor

Interi, i fiksuar me Pastore: PSG kërkon 5 milionë euro për huazimin

Q.Autor

PO SHKËLQEN/ Mesfushori SHQIPTAR “MBRET” në Holandë, lë pas yjet e Ajaksit dhe PSV-së

Isa.Autor

Leave a Comment