Futboll Sport

LAJM I MIRË NË KOSOVË/ Presidenti Ademi: 40 % e klubeve të Superligës do të luajnë në Europë duke filluar nga…

Presidenti i Federatës së Futollit Kosovar, Agim Ademi, ka ndarë nëpërmjet rrjetetit social “Facebook”, një lajm fantastik për futbollin kosovar, i cili që nga edicionin 2022/2023 do të përfaqësohet në Europë me 4 skuadra. Pra ndryshe nga herët e tjera, duke filluar nga sezoni i ardhshëm, në Europë do të shkojë edhe vendi i tretë.

NJOFTIMI I AGIM ADEMIT:

Të dashur miq,
Dua të ndaj me ju një lajm jashtëzakonisht të mirë për futbollin e Kosovës. Që nga edicioni 2022/2023 Kosova do të përfaqësohet në Evropë me 4 skuadra.
Pra, edicioni i ri i garave në futbollin kosovar do të dërgojë në garat evropiane kampionin, nënkampionin, skuadrën e pozitës së tretë në renditjen e Superligës si dhe fituesin e Kupës së Kosovës.
Ky është një lajm shumë i mirë për futbollin tonë, e për të cilin jemi angazhuar shumë me kërkesa të vazhdueshme në UEFA.
Duke pasur parasysh se Superliga është me 10 ekipe, nëse e llogarisim me përqindje i bie që 40% kampionatit tonë do të jetë në garat evropiane dhe kjo s’do mend se është arritje e madhe.
Me këtë rast përveq punës tonë si federatë, dua t’i falënderoj shumë edhe organet e UEFA-s që na mirëkuptuan në kërkesën tonë, por më së shumti i falënderoj klubet tona, të cilat këtë vit kanë performuar dhe po performojnë jashtëzakonisht mirë, pasiqë koeficienti fitohet nga performanca e tyre.
Prandaj, në këtë ditë të rëndësishme për futbollin e Kosovës i uroj klubet e Superligës, ngase pjesëmarrja e katër ekipeve në Evropë nënkupton edhe rritje të ekonomisë në Kosovë, më shumë kualitet në futboll dhe pa dyshim edhe ngritje të organizimit të klubeve.
Urime e na priftë e mbara!
Me respekt,
A.A.

Related posts

FORMULA 1/ Piloti Leclerc: Ferrari më i dobët se vjet, por mora një leksion të madh

Delo.autor

Atletico-Sporting, portugezët sfidojnë favoritët

Sadik.Autor

INTER ESCALDES-TEUTA/ Martini kërkon përmbysjen e madhe, hedh në fushë “artilerinë e rëndë” (FORMACIONET ZYRTARE)

Delo.autor

Leave a Comment