Futboll Sport

Tensione në kampin francez, Deschamps kritikon Dembelen

Tensione në kampin e Francës në prag të ndeshjes së nesërme çerekfinale.
Franca është duke u bërë gati për ndeshjen ndaj Uruguait të cilën e luan nesër nga ora 16:00.

Në konferencën për media, trajneri i Francës, Didier Deschamps, ka befasuar duke drejtuar gishtin nga talenti Ousmane Dembele, i cili një vit më parë kishte refuzuar të stërvitej me Borussia Dortmundin për të arritur të transferohej te Barcelona, gjë të cilën e bëri në fund të afatit kalimtar.

“Ishte një sjellje e papranueshme”, ka thënë Deschamps për gazetën gjermane Sport Bild.

“Sjellja e Dembeles ka shkaktuar probleme te Dortmundi, por edhe te bashkëlojtarët e tij në kombëtaren e Francës”.

“Atë kohë nuk kam mundur ta ftoja në kombëtare Dembelen, pasi ai nuk po stërvitej. Nuk mund të tolerojmë sjellje të këtilla për lojtarët tanë”, ka theksuar ai.

Këto deklarata të Deschamps mund të prishin atmosferën në skuadër në një fazë delikate për Francën, e cila kërkon të kalojë në gjysmëfinale të Botërorit, për herë të parë që nga viti 2006.

 

Lexo më shumë në: https://www.gazetaexpress.com/sport/tensione-ne-kampin-francez-deschamps-kritikon-dembelen-555712/?utm_source=referral&utm_medium=web&utm_campaign=copyright

Related posts

Messi-Ronaldo, 1.000 gola së bashku në LaLiga (Video)

Sadik.Autor

“YJET E EUROPËS”/ “Skuadra e vitit 2018”: UEFA publikon listën me 50 kandidatët, BEFASOJNË emrat e …

Isa.Autor

PAS 6 MINUTASH LOJË/ De Bruyne shënon gol spektakolar nga një kënd i pamundur (VIDEO)

Delo.autor

Leave a Comment