Futboll Sport

Flet Prederag Mijatovic: Perez ishte arsyeja pse Ronaldo u largua nga Reali…

Prederag Mijatovic është një emër i madh në Madrid, pasi do të mbahet mend gjithmonë si njeriu që solli pas 32 vitesh trofeun e Champions League në klub, me golin e realizuar në finalen e vitit 1998 kundër Juventusit.

Si njohës i mirë i Realit ai është pyetur nga gazeta portugeze “A Bola” në lidhje me largimin e Cristiano Ronaldos.

Sipas malaziasit ka qenë marrëdhënia e keqe mes tij dhe Florentino Perez që e bëri të merrte vendimin për të lënë Madridin dhe për të pranuar ofertën e Juventusit.

“Nuk mendoj se ishte një vendim i marrë shpejt e shpejt, i pamenduar mirë”, u shpreh Mijatovic, i cili te Reali ka mbajtur edhe pozicionin e drejtorit sportiv. “Me siguri që Ronaldo vendosi pas një procesi të gjatë. i është dashur kohë që të vendosë në këtë mënyrë. Mendoj që marrëdhënia jo shumë e ngrohtë ai Cristiano kishte me presidentin ka qenë një arsye më shumë për t’u larguar. Nuk e di me saktësi çfarë ka ndodhur mes tyre, por kur e sheh nga jashtë nuk ka dyshime që marrëdhënia e tyre ka qenë shumë e vështirë”.

Në fakt shumë është spekuluar mbi arsyet e largimit të Ronaldos nga Madridi, pas dhjetë vitesh në “Bernabeu” ku është konsideruar si hero i vërtetë, por mungesa e dashurisë që presidenti ka shfaqur si dhe braktisja në çështjen delikate të evazionit fiskal duket se kanë “mbushur kupën”.

Related posts

ÇËSHTJA “BARCELONA”/ La Liga nis hetimet për klauzolën e Xavi-t, në rrezik merkato e janarit

Delo.autor

E PAZAKONTË NË AFRIKËN LINDORE/ Arratisen 7 lojtarë të kombëtares, kërkojnë azil politik në…

Delo.autor

SHKARKIMI I MOURINHOS/ Ja trajnerët që mund ta zëvendësojnë “TË PAPËRGJEGJSHMIN”…

Isa.Autor

Leave a Comment