Futboll Sport

“GLOBE SOCCER AWARDS”/ Bonucci: Ajo ndeshje na bëri legjenda, por s’mund të jetojmë me të kaluarën

Leonardo Bonucci është nominuar për mbrojtësin më të mirë të vitit në “Globe Soccer Awards”, prandaj ndodhet në Dubai për të marrë pjesë në ceremoni. Mbrojtësi qendror i Juventusit dhe i kombëtares italiane foli për objektivat e radhës të skuadrave të Mancinit dhe Allegrit:

“Me fitoren e Kampionatit Evropian jemi bërë legjenda, por tani duhet të kualifikohemi në Kupën e Botës. Me fanellën bardhezi mundemi të hyjmë në tetëshen e parë të Europës”. Duke komentuar suksesin e verës së këtij viti me axurrët, Bonucci shton: “Ishte diçka e paharrueshme fitimi i Kampionatit Evropian, por ne nuk jetojmë me të kaluarën.

Më pret një janar shumë i ngarkuar me Juventusin, pastaj do të luajmë 1/8 finale të Ligës së Kampionëve. Juve meriton të hyjë në tetë skuadrat më të mira në Evropë, kështu që duhet të ecim përpara. Sa i përket Italisë, pas një viti 2021 të shkëlqyer, duhet të arrijmë objektivin: kualifikim në Kupën e Botës në mars”.

Mbrojtësi i Juventusit nuk ka asnjë dyshim se cili është momenti më i mirë i vitit 2021: “Sigurisht, finalja e ‘Wembley’. Ajo ndeshje na lejoi të bëheshim legjenda për kombëtaren italiane. Ishte diçka e paharrueshme, por s’mund të jetosh në të kaluarën, por të mësosh prej saj për të ndërtuar një të ardhme të madhe”.

Related posts

Coentrao shpërtheu në lot pasi u zëvendësua në minutën e fundit

Q.Autor

SUPERSFIDAT/ Kastrioti pret Skënderbeun, Kukësi kërkon fitoren e parë në Vlorë

Isa.Autor

ANALIZA/ Suksesi kundër Shqipërisë, tri pikat e forta të Spanjës

F.autor

Leave a Comment