Futboll Seria A Sport

Mandzukic SHPËRFILL portugezin: Transferimi i Ronaldos? Nuk më intereson…

Kroacia është pa diskutim surpriza e madhe e kësaj Kupe Bote. Në ndeshjen e fundit me Anglinë, ishte sulmuesi i Juventusit, mario Manxhukiç, ai që vulosi kualifikimin me një gol në minutat shtesë. Shtatlarti ka komentuar para finales së madhe gjendjen e skuadrës si fillim: “Skuadra është në formë. Djemtë po bëjnë mirë. Ne mund të shkruajmë historinë”, është shprehur kroati, duke treguar në një mënyrë apo në një tjetër se skuadra nuk e ka ndjerë dhe aq shumë lodhjen, edhe pse kanë luajtur nga 120 minuta në dy ndeshjet e fundit.

Po ashtu, Manxhukiç është treguar i sinqertë, duke theksuar se goli me Anglinë ka qenë më i rëndësishmi në karrierën e tij: “Pa diskutim është goli më i rëndësishëm në karrierën tim”.

Ka befasuar disi 32-vjeçari, i cili është shfaqur i pa interesuar për “blerjen e shekullit”, ndoshta dhe për faktin se do të jetë i përqendruar për finalen me Francën. Gjithsesi, kur mendohen se do të jenë shokë skuadre pas pak ditësh, atëherë mund të ishte treguar disi më diplomat: “Transferimi i Ronaldos? Nuk më intereson. Jam i fokusuar te ndeshja me Francën”. Ndoshta afrimi i portugezit mund t’i ketë rritur kotat për një largim të mundshëm të Manxhukiçit nga “Zonja e vjetër”, megjithatë për momentin nuk mendohet asgjë veç finales së Kupës së Botës.

Related posts

NDESHJA E TIRANËS NË CHAMPIONS/ Ja në cilin televizion shqiptar do të transmetohet sfida (FOTO)

Delo.autor

Premier Liga zyrtarizon kalendarin për sezonin e ri/ Arsenal-Man City supersfida e javës së parë

Sadik.Autor

Perisic bombardon portën e Torinos, Interi kalon në avantazh me një supergol (VIDEO)

Isa.Autor

Leave a Comment