Futboll Sport

Franca, pritja shpëtuese për të cilën Loris ishte stërvitur (VIDEO)

Toni Jimenez është trajneri i portierëve të Mauricio Pochettino te Tottenham Hotspur, dhe Hugo Lloris ka përfituar nga ky partneritet, me portierin francez që të premten ndaj Uruguai ka bërë një pritje shpëtuese, për të cilën ai ishte stërvitur përpara. Lucas Torreira dërgoi një top të krosuar në zonën e rreptësisë franceze në minutën e 43’ të pjesës së parë, gjatë çerekfinales, dhe Martin Caceres goditi shumë fort me kokë. Topi po i drejtohej direkt te këndi i poshtëm, në anën e djathtë të rrjetës, deri kur Lloris u tejzgjat për të larguar topin.

Ajo që ndodhi më pas ishte edhe më shumë mbreslënëse, teksa ish-portieri i Lyon, u zgjat përpara për të shmangur rrezikun nga Diego Godin, pasi ky i fundit kishte shansin që të shënonte me portën e boshatisur në një distancë shumë të afërt. Lloris kreu një lëvizje perfekte, duke mos bërë asnjë hap përpara në pozicionimin për goditjen e dënimit dhe fakti që ndodhej në vijën fatale i mundësoi atij që të bënte pritjen shpëtuese. Kjo është një situatë për të cilën ai është përgatitur shumë mirë gjatë stërvitjeve me klubin, duke u praktikuar me Jimenez, të paktën kështu aludoi zëvendëstrajneri Jesus Perez Perez.

“Toni punon shumë me atë. Qëndrim në vijën e tij e ndihmon Hugon që të ketë më shuëm kohë të reagojë mes kontaktit dhe vijës së golit. Kjo i jep një fushëpmje reagimi më të mirë, si dhe i lejon që të ushtrojë presion mbi sulmuesit. Jo të gjithë portierët janë të njëjtë, as trajnerët. Nuk ka një consensus përfundimtar mes portierëve dhe trajnerëve. Gjithsesi, portierët e sotëm janë më të avancuar”, deklaroi Perez Perez, duke pranuar se për Lloris ekziston një program specific trajnimi.

Related posts

Zyrtare: Bartra largohet nga Borussia Dortmund

Q.Autor

E PABESUESHME/ I la Ferrarin lavazhierit, ai ia bën copash. Surpriza e pakëndshme e portierit italian

Delo.autor

AUSTRALIAN OPEN/ Tenistët në Melburn me avionë charter të prenotuar nga vetë organizatorët

Delo.autor

Leave a Comment