Champions League Futboll Sport

Kapiteni Shameti i ka idetë e qarta: Ta zgjidhim që në Shkodër çështjen e kualifikimit në Champions

Kapiteni i Kukësit, Ylli Shameti, i ka idetë e qarta në prag të aventurës Champions. Mbrojtësi gjirokastrit beson se skuadra i ka mundësitë të zgjidhë çështjen e kualifikimit që në ndeshjen e sotme. Megjithatë, ai është me këmbë në tokë, teksa vlerëson në maksimum kundërshtarin. “Unë mendoj se nuk ka ndeshje të lehta në Ligën e Kampioneve.

Kemi përballë kampionët në fuqi të Maltës dhe pres të jetë një takim i vështirë. Jemi përgatitur gjatë gjithë kësaj periudhë për të bërë më të mirën në këtë takim. Duke dhënë të gjithë maksimumin në fushë, do të marrim një rezultat pozitiv. Unë shpresoj që ta zgjidhim çështjen e kualifikimit që në Shkodër. Kemi bërë një fazë përgatitore shumë të mirë në Slloveni, si nga ana fizike, edhe nga ajo taktike. Ka ardhur momenti që të gjitha bateritë t’i shkarkojmë në fushën e lojës”, theksoi Shameti. I pyetur sa kanë ndikuar ndryshimet e shumta në skuadër, kapiteni i Kukësit u shpreh: “Ka pasur shumë afrime në skuadër dhe ndoshta disa ditë më tepër stërvitje do të ishte më mirë në prag të kësaj ndeshjeje. Megjithatë, mendoj se në masën 80% ekipi është gati dhe të gjithë do të japin maksimumin e tyre në shërbim të Kukësit”, deklaroi lideri i mbrojtjes së verilindorëve.

KUNDËRSHTARI – Ashtu si Pakult që vlerësoi Valetën, edhe Shameti theksoi se klubi maltez nuk mund të injorohet. “Valeta? Ndoshta për mediat është kundërshtar i lehtë, por për ne që luajmë në fushë, është i vështirë. Po të pyesësh maltezët, edhe ata ndoshta mendojnë se ne jemi një kundërshtar i lehtë, por ja që në realitet nuk mendoj se jemi të tillë. Kemi gjashtë vite që po bëjmë historinë tonë duke kaluar ture në Europë. As duhet të nënvlerësojmë dhe as nuk duhet ta mbivlerësojmë kundërshtarin, thjesht ne duhet të bëjmë lojën tonë. Të shfrytëzojmë pikat e tyre të dobëta dhe në anën tjetër, të shfrytëzojmë pikat tona të forta dhe të godasim Valetën. Duhet të jemi të kujdesshëm mbrapa, ta ruajmë të paprekur portën. Pra, është shumë e rëndësishme të pësojmë gol ndaj Valetës”, përfundoi mbrojtësi gjirokastrit.

Related posts

KAKA/ “Është e padrejtë të fajësosh Neymar për dështimin e Brazilit”

Isa.Autor

Reagojnë 4 herë kampionët e botës, mbrojtësi i Milani ngushton diferencën (VIDEO)

Sadik.Autor

Bëhuni gati për transferimin e “çmendur” të Manchester United

Sadik.Autor

Leave a Comment