Futboll Sport

Argjentina kërkon trajner, sytë te “arkitekti” i Kolumbisë

Një Botëror i dështuar, situatë kaotike në çdo drejtim dhe Sampaoli që është larguar, duke marrë 2 milionë dollarë. Argjentina është në një ndër pikat më të ulëta të historisë së vet dhe tashmë federata e ka të qartë se nuk mund të gabojë më në zgjedhjen e trajnerit të ardhshëm, sepse duhet rindërtim dhe mbi të gjitha bashkim.

Njeriu i duhur në këtë moment duket një ish-trajner i Argjentinës, Hoze Pekerman.

Pse Pekerman? Së pari, sepse në fund të gushtit lirohet nga kontrata me Kolumbinë. Argjentinasi ka punuar për 8 vite aty, ka bërë një punë të shkëlqyer dhe u prit si hero pas kthimit nga Kupa e Botës. Pekerman ka ndihmës edhe Kambiason dhe ka marrëdhënie të shkëlqyera me ish-lojtarë që i ka drejtuar tek Argjentina më parë dhe që tani punojnë në federatën argjentinase, si Aimar, Plasente e Skaloni.

Nëse Pekerman lirohet në fund të verës, e kundërta ndodh me emra si Simeone, Aimar e Poçetino, të gjithë nën kontrata afatgjata me klubet përkatës.

Nuk duhet harruar edhe e shkuar e 68-vjeçarit, i cili ishte i panjohur kur paraqiti një projekt në vitin 1994 dhe organizoi gjithë sistemin e të rinjve të Argjentinës, duke drejtuar kombëtaren A në periudhën 2004-2006. Në këtë moment vetëm ai është personi që bashkon argjentinasit, por nuk duhet harruar se edhe Kolumbi la po mundohet ta bindë të rinovojë.

Related posts

Neymar ka një ëndërr dhe beson se ajo do të realizohet në verë

Sadik.Autor

FENOMENAL MIGJEN BASHA/ Ish-mesfushori i kombëtares shënon në Australi (VIDEO)

Delo.autor

MERKATO E VERËS/ Opsion i ri për mbrojtjen, Milani hedh sytë nga skuadra e Serisë B për talentin…

Delo.autor

Leave a Comment