Futboll Seria A Sport

“FUTBOLL I SËMURË”/ Ja akuza e RËNDË e klubit italian pasi CAS-i fali Milanin

CAS-i i dha të drejtën Milanit të luajë në Europa League dhe ajo që e pëson në këtë rast është Fiorentina, që mbetet jashtë kupave të Europës.

Dhe menjëherë kanë ardhur reagimet nga skuadra nga Firence, ku e para ka folur me shumë indinjatë Rita Antonjoni, bashkëshortja e menaxherit të klubit, Xhankarlo Antonjoni.

“Fiorentina e meritonte Europën dhe tani kuptohet që rregullat nuk janë njësoj për të gjithë. Për ta çuar Fiorentinën në C2 nuk u menduan fare. Ky futboll është i sëmurë dhe nuk më pëlqen më”.

Rita Antonjoni e ka shprehur në Facebook indinjatën e saj pas vendimit të CAS-it.

“Çfarë drejtësie është kjo? Bëni si të doni! Ky është një grusht i fortë për rregullat. Një palaçollëk”, ka shtuar ajo.

 

Related posts

NGA ENGJËLL NË DJALL/ Shikoni autogolin qesharak të shkaktuar nga portieri i Sllovakisë (VIDEO)

Delo.autor

E BUJSHME NË ITALI/ Ish-ylli i Seria A flet për finalen e parakohshme, rikthimin e Inter dhe Piatek

Delo.autor

CARABAO CUP/ Goditje e frikshme nga Xhaka, Arsenal mbetet me 10 lojtarë kundër Liverpool-it (VIDEO)

Delo.autor

Leave a Comment