Futboll Sport

“Klubi 700”/ Messi bashkohet me CR7 dhe legjendat Pele, Puskas, Romario…

Gjashtë herë fituesi i “Topit të Artë”, Lionel Messi, u bë anëtari i shtatë i një klubi të përzgjedhur lojtarësh, që kanë shënuar 700 ose më shumë gola në karrierë. Ky grup  përfshin disa nga yjet më të mëdhenj të këtij sporti, plus një emër pak më të “kriptuar” si Pele, disa rekorde të të cilit janë të paverifikuara, kështu që lejohen të bëhen variacione hipotetike.

7. Lionel Messi
Kundër Atletico Madrid shënoi golin e 700-të të karrierës së tij. Ai kishte disa ndeshje që vigjëlonte në kuotën e 699 golave, qëkurse konvertoi e sukses një penallti në fitoren e Barçës ndaj Leganes, më 16 qershor. Po nga pika e bardhë, me një “Panenka” të bukur, kapiteni rrumbullakosi karrierën e tij mahnitëse. Ai gol në minutën e 50-të ndaj “rojiblancos” ishte i 700-ti për të në karrierë, me Barcelonën dhe Argjentinën. Messit i duheshin 862 ndeshje për të arritur në këtë pikë referimi të jashtëzakonshme, ose 111 ndeshje më pak se sa rivalit të tij të madh, Cristiano Ronaldo.

6. Cristiano Ronaldo
Cristiano Ronaldo ka qenë në një garë të ethshme me Messin për çmime të larta individuale në pjesën më të madhe të karrierës së tij. Portugezi e shënoi golin e 700-të me kombëtaren e tij. Ai hyri në “klubin 700” tetorin e kaluar, me një gol për Portugalinë nga pika e bardhë, në humbjen kualifikuese 2-1 të “Euro 2020” kundër Ukrainës. Superylli i Juventusit është akoma lojtari aktiv me rezultatin më të lartë në botë si golashënues. Ai ende vazhdon të tregojë se është “vrasës” i portave kundërshtare, duke shënuar në total më shumë se Messi, por duhet kujtuar se ka më tepër ndeshje mbi supe.

5. Gerd Muller
Gerd Muller shënoi golin e fitores së finales së Kupës së Botës 1974. Ai ishte golashënuesi më “pjellor” për Gjermaninë Perëndimore dhe Bayern Munich. “Der Bomber” është i pesti në këtë listë të të gjitha kohërave, pasi ka shënuar 735 gola në 793 ndeshje. 14 nga golat e Muller u realizuan në Kupat e Botës.

4. Ferenc Puskas
Ferenc Puskas ishte një legjendë e futbollit hungarez, i cili luajti katër herë për Spanjën, megjithëse kurrë nuk shënoi me “La Roja”. Sulmuesi legjendar, me nofkën “Galloping Major”, shënoi 746 gola në 754 ndeshje midis viteve 1943 dhe 1966 për Honved, Real Madrid dhe Hungarinë. Nuk është çudi që çmimi i FIFA-s për golin më të bukur në botë, çdo sezon jepet nën emrin e tij.

3. Romario
Romario u shpall “FIFA World Player of Year” më 1994, pasi fitoi Kupën e Botës me Brazilin. Sipas RSSSF, braziliani grumbulloi 772 gola në 993 ndeshje si profesionist, gjatë një karriere në të cilën luajti për klube në pesë kontinente, nga 1985 deri më 2007. Romario shënoi 5 gola, ndërsa Brazili fitoi Kupën e Botës më 1994.

2. Josef Bican
Josef Bican ndihmoi Austrinë të arrinte në gjysmëfinalen e Kupës së Botës 1938, para se të bëhej qytetar i Çekosllovakisë. Ikona e Slavia Praga është kryegolashënuesi i të gjitha kohërave në ndeshjet zyrtare, sipas RSSSF, e cila llogarit nën emrin e sulmuesit në fjalë 805 gola të mrekullueshëm në 530 ndeshje garuese, midis 1928 dhe 1955. Ai luajti ndërkombëtarisht për tri vende.

1. Pele
Skuadra e Santosit dhe ajo e New York Cosmos ishin dy të vetmet e Pele në karrierën e tij 21-vjeçare. Sipas “Guinness world”, kolosi brazilian është kryegolashënuesi i të gjitha kohërave, me një shifër të paqartë prej 1279 golash në karrierë nën emrin Edson Arantes do Nascimento në certifikatën e lindjes, midis viteve 1956 dhe 1977. Kjo shifër është e diskutueshme nga disa. RSSSF i jep atij 767 gola, por statusi i Pele, si i vetmi futbollist që ka fituar tri Kupa Bote nuk është në dyshim.

Related posts

FERENCVAROS-JUVENTUS/ Është vetëm 2 gola larg tij, Ronaldo kërkon lavdi në shtëpinë e Pushkashit

Delo.autor

REFUZOI SHUMË KLUBE PËR STOLIN/ Allegri zyrtarizon të ardhmen: Do të qëndroj…

Delo.autor

FLUTURIMI “MAGJIK”/ Polonia U-21 realizon gol spektakolar dhe për t’u shijuar (VIDEO)

Delo.autor

Leave a Comment