Futboll Seria A Sport

SHIFRA ASTRONOMIKË/ Ibrahimovic drejt “klubit 500” dhe dhjetë më të mirëve ndonjëherë

“Këto janë 40”. Ky ishte titulli i një filmi nga Judd Apatow, i dalë në kinema disa vite më parë. Për Zlatan Ibrahimovic, kjo shifër nuk është rrumbullakosur ende, por tetorin e ardhshëm ato do të jetë një e vërtetë. E Kemi fjalën për moshën. Do të duhet ende kohë, diçka për të cilën suedezi nuk mendon. Ai duket i vendosur dhe i etur për të vazhduar të bëjë historinë e Milanit dhe të tijën.

Sepse Ibrahimovic mund të kishte nënshkruar për çdo skuadër, mbase duke fituar më shumë para dhe shënuar më tepër se me fanellën kuqezi. Sidoqoftë, dëshira e tij për të luajtur gjithmonë në nivelin më të lartë e shtyu atë të kthehet te Milani, me rezultate të shkëlqyera. Kështu që ai po ndjek një rekord të shkëlqyeshëm, jo një hap larg, por akoma afër.

Golashënuesi më i mirë i Serie A, me tetë gola (nëntë në këtë sezon, duke marrë parasysh dhe “Europa League”, Ibrahimovic, në fakt po e shtyn veten drejt dhjetëshes së shënuesve më të mirë të të gjitha kohërave. Jo të Milanit, jo të viteve 2000, por të historisë së futbollit. Duke marrë parasysh klubin dhe ekipin kombëtar, suedezi në fakt është me 563 gola.

Një shifër madhështore, që ndoshta ka kaluar pa u vënë re, duke parë dhe marrë parasysh se si Cristiano Ronaldo dhe Leo Messi kanë monopolizuar skenën për vite me radhë, kur bëhet fjalë për numrat astronomikë. Sigurisht, Ibrahimovic është disa vjet më i vjetër se ata të dy, por edhe ai e ka kaluar kufirin “500”.

Në nivelin e klubit, golat e suedezit janë 494; midis Malmo, Ajax, Juventus, Inter, Barcelona, ​​Milan, PSG, Manchester United dhe Los Angeles Galaxy. Ata janë 500 midis ligave dhe Kupave të Europës. Tashmë duhet hedhur hapi i madh, ndoshta më i rëndësishmi: të jetë ndër shënuesit më të mirë ndonjëherë. Dhe do të jetë, nëse vazhdon me këtë ritëm.

Nëse Cristiano Ronaldo dhe Messi synojnë të jenë numri një i historisë në këtë drejtim, brahimovic, i paaftë për të synuar “Olimpin”, për shkak të viteve në kartën e identitetit, fluturon drejt dhjetë të parëve. Para tij janë vetëm Uwe Seeler, Túlio Maravilha dhe Ferenc Deák. Në një distancë prej 11 dhe 13 golash. Të tjerët nuk janë të arritshëm prej tij, sepse duhen edhe 200 gola të tjerë, përfshirë CR7 dhe Messi.

Pothuajse 500 gola me klubet dhe pothuajse 600 gola në total, duke përfshirë ekipin kombëtar, megjithatë janë vërtet shumë për këdo, ose pothuajse. Eusebio, Di Stefano dhe Hugo Sanchez kanë shënuar më pak se Ibrahimovic gjatë karrierës së tyre, për shembull. Mbresëlënëse? Më mirë të themi eufemizëm….

Related posts

Danimarka do një pikë me Francën, Argjentina për goleadë me Nigerinë

Isa.Autor

LIVE/ Po luhet ndeshja eliminatore Kosovë-Çeki, nis pjesa e dytë. Rezultati 1-1

Delo.autor

MES MOTORËVE DHE JUVENTUSIT/ Modelja seksi nga Spanja “shpërthen” Instagram-in me format bombastike

F.autor

Leave a Comment