Futboll Sport

Goli me roveshatë ndaj Mançesterit, flet Shaqiri: Topi ishte i përsosur…

Futbollisti me origjinë shqiptare, Xherdan Shaqiri, i mahniti të gjithë në debutim me fanellën e Liverpulit duke shënuar gol me roveshatë në sfidën ndaj Mançester Junajtid që përfundoi 1-4 në favor të skuadrës së Jurgen Klop.

Kjo nuk ishte hera e parë që Shaqiri shënon në këtë mënyrë, pasi e kemi parë shpesh me të tilla realizimi, por të shënosh me fanellën e Liverpulit, është një emocion i veçantë.

Në një prononcim për mediat pas ndeshjes, shqiptari i Zvicrës tregon që stërvitet shumë për të shënuar gola të tillë dhe e pranon se topi ishte i përsosur ndaj nuk kishte arsye pse të mos e provonte.

“Unë mendoj se kam mësuar të bëj të tillë gola! Kam shënuar shumë herë në këtë mënyrë, pasi më pëlqen futja në stilin e biçikletës. Unë trajnohem shumë për këtë stil. Topi ishte i përsosur dhe nuk kisha pse të mos e provojë. U përpoqa dhe shënoja një gol shumë të bukur”, u shpreh Shaqiri.

Related posts

NIS OPERACIONI “MBAPPE”/ Real Madrid do ta kthejë në futbollistin më të paguar në botë

Delo.autor

Erjona Sulejmani “harron” Xhemailin, në lidhje me basketbollistin italian?!

Sadik.Autor

BOTËRORI 2022/ Suedia mposht Kosovën në “Friends Arena” dhe arrin Spanjën në krye të grupit

Delo.autor

Leave a Comment