Formula 1 Sport

FORMULA 1/ Piloti Vettel: Jam më i fortë se kur shpallesha kampion bote, do të shkruaj historinë

Sebastian Vettel, 4 herë kampion bote në Formula 1, shpreson që pas largimit nga Ferrari karriera e tij të ketë një hov tjetër. Piloti gjerman do të garojë me makinën Aston Martin këtë sezon.

“Në fakt, nuk kam asnjë garanci për suksesin tim me këtë skuadër në të ardhmen, por pres të punoj shumë. Duhet të shfrytëzojmë atmosferën optimiste që ka skuadra, ndërkohë që kërkojmë hap pas hapi, të afrohemi te suksesi”, tha Vettel.

“Unë jam realist dhe mendoj se Mercedes është favorite për titullin edhe këtë vit. Për sa më përket mua, kam më shumë përvojë dhe mund të përmirësohem krahasuar me vitet që kam kaluar te Red Bull. Kemi mundësi të shkruajmë një kapitull të artë në historinë e Formula 1 dhe të Aston Martin”, u shpreh Vettel.

Related posts

INTER MERR NJË LAJM TË KEQ/ Testohet sërish pozitiv me COVID-19 mbrojtësi…

Delo.autor

“MBRETI MANAJ”/ “Tripleta” e tij me Barçën është historike! (VIDEO)

Delo.autor

SFIDA NDAJ KUKËSIT/ Njeriu i momentit te Partizani mban në tension stafin teknik

Delo.autor

Leave a Comment