Futboll Premier League Sport

Kritikat ndaj Sterling, ky është qëndrimi i David Beckham

David Beckham ka mbrojtur Raheem Sterling nga kritikat e ish-kapitenit të Anglisë, i cili e ka quajtur të “gabuar”. Pavarësisht se “Tre Luanët” kanë arritur në gjysmëfinalet e Kupës së Botës për herë të parë që nga kampionati i vitit 1990, sulmuesi i Manchester City në çerekfinale humbi disa shanse për të shumëfishuar rezultatin gjatë fitores 2-0 kundër Suedisë.

Nuk është hera e parë që Sterling kritikohet këtë verë nga ish-mbrojtësi i djathtë i Anglisë dhe trajneri Gary Neville, i cili i ka quajtur “absolutisht të neveritshme” aksionet që ka humbur 23-vjeçari në pjesën e parë të ndeshjes. Me këto fjalë Neville detyroi Beckham që të kundërpërgjigjet.

“Nuk e kam parë këtë gjë, por është e gabuar”, postoi Beckham në Instagram Story, ku i kishte bërë dhe një fotografi komentit të Neville. “Ne jemi në gjysmëfinalet e Kupës së Botës. Çdo lojtar meriton që të duartrokitet. Ne jemi një komb dhe duhet të qëndrojmë të bashkuar pas skuadrës”.

Beckham nuk është i vetmi ish-lojtar i Anglisë që mbështet Sterling pas shfaqjes që bëri në ndeshjen me Suedinë, së bashku me fituesin e Kupës së Botës të vitit 1966 Sir Geoff Hurst, i cili komentoi se ka bërë performancën më të mirë në këtë turne. Ritmi i Sterling ishte shqetësues për suedezët dhe Hurst e admiron këtë rrugë se si ai vinte në vështirësi kundërshtarët e Anglisë.

“Raheem Sterling ka qenë tmerrues”, tha Hurst. “Ai ka marrë pak kritika por performanca e tij ka qenë e mirë. Ai bëri më shumë se në ndeshjet e tjera, ai ishte çelësi i kthimit në mbrojtje, dukej shumë mirë në gjithë ndeshjen. Vrapimi që ai bënte, ishte një faktor kyç për sulmin. Kur unë trajnohesha nga Ron Greenwood te West Ham, ai më thoshte të kthehesha në mbrojtje. Mbrojtësit janë të lumtur kur shohin se ti je aty, ti do që t’i lodhësh ata, duhet ta bësh derisa të lodhen. Ai pati shanse, duhet të bënte pak më tepër, por ishte tmerrues”.

Anglia tashmë po përgatitet për ndeshjen kundër Kroacisë që do të luhet të mërkurën për një vend në finalen e Kupës së Botës, me Sterling që po paguan dëmin ndaj tifozëve pas fitores në Samara. “Sot, unë dua të falënderoj të gjithë juve dhe të vazhdojmë mbështetjen për Anglinë si një ekip, kjo na ka ndihmuar ne që të arrijmë atë që mund të përshkruhet vetëm si një ëndërr!!!” shkroi ai në Twitter. “Të jesh në gjysmëfinalet e Kupës së Botës … WOW! Do ta bëjmë sërish”.

Related posts

STATISTIKAT E SFIDËS/ Juventusi ka rekord për ndeshjet debutuese, Vlahoviç kërkon ta bëjë sefte ndaj Udinezes

F.autor

(FOTO) Golashënuesit më të mirë në Premier League, garë e ashpër mes Kane, Salah dhe Agueros

Q.Autor

Evra zbulon prapaskenën në dhomat e zhveshjes së Junajtid: Kur isha unë DJ kërcente edhe…

Isa.Autor

Leave a Comment