Futboll Sport

Griezmann dhe Deschamps “eliminojnë” Uruguain nga Botërori

Franca ka arritur që të eliminojë Argjentinën dhe të marrë një vend në çerekfinale, aty ku do të presë Uruguai-n e Edison Cavani-t dhe Luis Suarez-it. Por, Antoine Griezmann i paraprin një humbjeje të mundshme të skuadrës amerikano-jugore në Kupën e Botës, mbi të gjitha kjo do të ishte mjaft e dëmshme për sulmuesin Cavani.

Takimi i çerekfinales së Kupës së Botës që do të luhet në orën 16:00 të premten, do të vendosë përball dy skuadra mjaft të mira të këtij kompeticioni, ndërsa sulmuesi i Francës thotë se “do të sillte shumë ndryshim” humbja për Cavani-n. Njeriu që luan për Paris Saint Germain është “sulmuesi më i mirë”, siç e theksoi në konferencë për shtyp Griezmann: “Ai punon për ekipin, jep udhëzime dhe nuk ka nevojë për shumë mundësi përpara golit”. Cavani çaloi në fushë në fitoren 2-1 kundër Portugalisë në minutën e 74-t.

Griezmann e krahasoi stilin e lojës së amerikano-jugorëve me atë të klubit të tij Atlético Madrid. “Ata bëjnë gjithçka për ekipin e tyre. Është mirë, sepse e përjetoj çdo ditë te Atlético”.

Trajneri francez Didier Deschamps gjithashtu pret “një ndeshje të vështirë” dhe i krahason dy herë kampionët e botës me kundërshtarin e raundit të parë Perunë, ndaj të cilëve fituan 1-0. “Agresivë dhe solidë” janëë tek Uruguai, tha trajneri. “Vështirësitë në çerekfinale do të rriten. Por skuadra ime është shumë ambicioze”.

Franca ka mposhtur Argjentinën dhe Lionel Messi-n 4-3 në ndeshjen e shkuar. Me një fitore kundër Uruguait ata mund të presin në gjysmëfinale Brazilin dhe kështu kundërshtari i katërt do të jetë nga Amerika e Jugut.

Related posts

ZYRTARE/ Nga një afrim për çdo ditë, Barcelona prezanton mbrojtësin brazilian

Delo.autor

“VETËM NJË GOL…”/ Statistika që bën Cristiano Ronaldon të ulë kokën, kurrë kaq keq në 10 vite

Isa.Autor

Spanjë U21-Shqipëri U21/ Vetëm 4 minuta lojë, spanjollë kalojnë në avantazh

Isa.Autor

Leave a Comment