Futboll Sport

LA LIGA/ Ronaldo refuzon rinovimin me Real Madrid

Cristiano Ronaldo thuhet të ketë refuzuar ofertën me shumë zero për të qëndruar te Real Madrid.

Portugezi ka refuzuar një ofertë me vlerë 32 mln euro në vit nga Los Blancos, sipas Tuttosport.

Pesë herë fituesi i Ballon d’Or vuri në dyshim të ardhmen e tij pasi sugjeroi se mund të largohej nga Madridi pas fitores së Champions League në maj.

Ish-klubi i Ronaldo-s, Manchester United është favorit për të blerë yllin e futbollit botëror, por raportet e fundit sugjerojnë se ai mund të shkojë edhe tek Juventus ose Paris Saint-Germain.

Agjenti i lojtarit Jorge Mendes thuhet të jetë duke planifikuar largimin e klientit të tij nga Real.

Related posts

PLAS NË DERBIN E IZRAELIT/ Po bëhet virale, sherr masiv në Maccabi Haifa-Hapoel Haifa (VIDEO)

Delo.autor

LIVE/ Tirana-Flamurtari, “Perlë” e Albi Dokës. Merr fund makthi për ekipin e Memës

Delo.autor

E BUJSHME/ “Përbindëshi” Ronaldo kërkohet nga klubi ku u bë i njohur, ja oferta që pritet t’i bëjnë Juventus…

Delo.autor

Leave a Comment