Futboll Premier League Sport

Guardiola: Jorginho mund të kishte GABUAR, nëse vinte te Manchester City…

Jorginho ka vendosur t’i japë fund karrierës së tij në Itali, për ta provuar veten në Premier League. Për të nuk kanë munguar ofertat, por më këmbëngulës ishin Chelsea dhe Manchester City. Braziliani i natyralizuar si italian ishte në shijen e Pep Gaurdiolës, por në fund ai ka zgjedhur të luajë në “Stamford Bridge”.

Ndoshta arsyeja kryesore për vendimin është se ai do të mbetet nën komandën e Sarrit atje. Jorginho ka shkëlqyer në duart e trajnerit italian dhe ndryshimi i teknikut mund të ketë qenë i rrezikshëm për të.

Kjo është ajo, që vetë Pep Guardiola mendon, teksa pas humbjes në miqësoren me Borussia Dortmund, ai tha se e respekton vendimin e Jorginho dhe mund të kishte qenë gabim po të nënshkruante për Manchester City:

“Unë nuk jam i zhgënjyer për mosardhjen e tij te Manchester City. Ne u përpoqëm, por në fund, këshilla ime është gjithmonë e tillë për futbollistët: luani aty ku doni! Për vetë futbollistin mund të kishte qenë gabim, edhe për ne, nëse ai do të kishte vendosur të vinte, duke e ditur se Sarri e donte”.

Gjëja e rëndësishme për Pep është se Premier League është përforcuar me një lojtar tjetër të nivelit të lartë dhe ky lajm është i mirë për të gjithë: “Është shumë e rëndësishme që futbolli anglez përforcohet me një lojtar të jashtëzakonshëm. Nëse ka vendosur të shkojë te Chelsea, kjo do të thotë se ka arsye, që janë më të mirat për të”.

Related posts

Zhang qetëson tifozët: Icardi dhe Spalletti qëndrojnë edhe 1 vit me Interin

Sadik.Autor

Milani ultimatum për Gattuson: Shkarkohesh, nëse…

Delo.autor

“BAKAYOKO ËSHTË BLERJE FANTASTIKE”/ Mirabelli: Inter dhe Atalanta? Jo, anti-Juventus-i është…

Delo.autor

Leave a Comment