Gossip Sport

AKUZA TË RËNDA PËR ZANILOLO/ Ish-e dashura e yllit: Djali që do të lind është i tij, ai më braktisi

Nicolò Zaniolo kthehet në qendër të thashethemeve. Këtë herë është ish e dashura e tij, Sara, e cila do ta bëjë atë baba brenda pak ditësh, që shfryn keq në Instagram. Aty tregon për djalin e shumëdëshiruar më parë nga të dy, por i braktisur më pas nga babai futbollist.

Në detaje, Sara, e cila deri më tani nuk kishte folur kurrë, sqaron gjithçka në Instagram: “Tommaso është fryt i dashurisë së dy personave. Ishte i kërkuar, i dëshiruar dhe zbulimi i mbërritjes së tij u festua në një atmosferë gëzimi të përbashkët. Pastaj diçka ndryshoi dhe papritmas e gjeta veten duke ecur në këtë rrugë drejt prindërimit e vetme, pa asnjë lloj mbështetjeje”.

Sara tregon se si me kalimin e kohës marrëdhëniet me Zaniolo janë përkeqësuar: “Frika që ndjeva në fillim për shkak të mungesës së një figure babai për fëmijën dhe një bashkëpunëtori me të cilin do ta ndiqja këtë rrugë, së shpejti është kthyer në një zhgënjim të fortë, gjithashtu për modalitetet që janë rezervuar për mua. Jo për stuhinë mediatike, në të cilën u gjenda, ose për lajmet e jetës së tij private, që mbërritën menjëherë përmes shtypit, por sepse Nicolò po humbte të gjitha emocionet, atë përzierje gëzimi dhe frike, që karakterizojnë tërë periudhën e shtatzënisë.

Për këto arsye jam përpjekur disa herë ta përfshij atë, por pa sukses. Të gjitha përpjekjet e mia për të kontaktuar kanë qenë të kota, madje më ka bllokuar edhe në rrjetet sociale e whatsapp. Pra, e gjeta veten para një muri të fortë komunikues dhe emocional. Unë me të vërtetë shpresoj që muret të rrëzohen dhe Nicolò më në fund të gjejë guximin për të emancipuar veten dhe për të pohuar ndjenjat e tij, duke hapur zemrën e babait, për të shijuar të gjithë bukurinë që vjen nga të qenit prind”. Tani për tani, asnjë përgjigje nga Nicolò dhe njerëzit përreth tij.

Related posts

BOTA NË KAOS PREJ KORONAVIRUSIT/ Vidal: Ky makth nuk dihet kur do të mbarojë

Delo.autor

“Shokon” Neymar, ja me çfarë modeli flokësh do zbresë nesër në fushë kundër Zvicrës

Sadik.Autor

MPOSHTI KORONAVIRUSIN/ Futbollisti i Partizanit gati për sfidën ndaj Teutës

Delo.autor

Leave a Comment