Futboll Seria A Sport

SHIFRA “STRATOSFERIKE”/ Juventusi i kalon 1 miliard euro

Qendra Ndërkombëtare për Studimet në Sport, CIES, ka përllogaritur vlerën e organikës së klubit të Juventusit dhe ka konstatuar se prek shifrën 1 miliardë e 19 milionë euro.

Natyrisht që futbolli nuk është një shkencë ekzakte dhe vlera e lojtarëve përcaktohet nga disa kritere bazë, por organika që ka në dispozicion Maurizio Sarri, është vërtetë mjaft e kushtueshme.

Fabio Paratici ia ka dalë me sukses t’i shtojë organikës bardhezi dy emra si Ramsey e Rabiot, për të cilët nuk shpenzoi asnjë lekë, por që vlejnë shumë miliona në përllogaritjet e CIES.

Megjithatë vlen të theksohet se kjo vlerë pritet të ulet deri në fund të merkatos, pasi në organikën e Juventusit ka shumë lojtarë dhe emra si Higuain, Mandzukiç, Cancelo, Khedira, Matuidi e ndonjë tjetër, pritet të largohen.

Related posts

CHAMPIONSI ËSHTË “ZJARR”/ E gjithë vemendja tek super sfida Inter-Liverpool, në fushë zbret dhe Bayern

Delo.autor

JAVA E NËNTË/ Superiorja zbret në fushë, zbuloni arbitrat që do të vendosin drejtësi ditën e sotme

Delo.autor

PRAPASKENA E BUJSHME/ Klopp mund të kishte qenë trajner i Manchester United, po të mos kishte qenë për gruan e tij

Delo.autor

Leave a Comment