Futboll Premier League Sport

GUARDIOLA “THUMBON” RIVALËT: Liverpool shpenzoi shumë për shkak të…

Pep Guardiola nuk i sheh me sy të keq shpenzimet e mëdha të Liverpool gjatë kësaj vere, dhe pretendon se ka ardhur si konsekuencë direkte e rritjes së nivelit nga Manchester City një sezon më parë.

Jurgen Klopp më parë ka qenë kundër shpenzimeve të mëdha por ka shpenzuar 300 mln euro që nga janari.

“Çdo klub bën atë që beson se është më mirë për të. Unë i kuptoj shpenzimet e Liverpool,” shprehet Guardiola në prag të miqësores ndaj Liverpool.

“Nuk më shqetëson se çfarë ka thënë dikush në të shkuarën. Liverpool mendonte se kishte nevojë për ata lojtarë dhe ka shpenzuar kështu që nuk mund ta gjykoj. “Nëse ata vendosin se ishte gjëja më e mirë për ta. Nuk më pëlqen kur kolegët e mi flasin për mua.

“Ne kemi rritur nivelin e Premier League dhe kjo do të thotë se të tjerët duan të përmirësohen. Liverpool është një konkurrent i fortë për shkak të historisë. Të shohim se si do të shfaqet në fushë.”

Related posts

RIKTHEHET TEK FITORJA/ Bayern mposht Greuther Furth me “POKER”, Lewandowski “HERO” me dopietë

Delo.autor

BRUTALE/ Kjo ndërhyrje ka ndodhur në eliminatoret e Champions League, jo në UFC (VIDEO)

Isa.Autor

KARRIERA E COURTOIS/ Dikur KËRCENTE me kore kundër REAL, sot PUTH stemën e skuadrës (VIDEO)

Isa.Autor

Leave a Comment