Futboll Seria A Sport

HABIT KALINIC/ Pas përjashtimit nga trajneri Daliç, vendos të refuzojë edhe…

Nikola Kaliniç, sulmuesi i Milanit dhe i Kroacisë, që në këtë Botëror u bë i njohur për keq, pasi u përjashtua nga trajneri Zlatko Daliç nga ekipi, ka refuzuar të marrë medaljen e vendit të dytë, pas kthimit të kombëtares kroate në shtëpi.

Kaliniç refuzoi të futej si zëvendësues në fitoren 2-0 të Kroacisë ndaj Nigerisë, në takimin e parë në grupe, por kjo sjellje nuk u tolerua nga trajneri Daliç, që e dëboi për në shtëpi.

Edhe pse nuk kishte luajtur asnjë minutë dhe më pas i përjashtuar nga ekipi, shokët dhe stafi te Kroacia vendosën që t’i japin medaljen e argjendtë, por 30 vjeçari ka refuzuar ta marrë këtë medalje. “Faleminderit për medaljen, por unë nuk luajta fare në Rusi” – tha Kaliniç për median kroate Sportske Novosti.

Related posts

“MAKTHI PARA KRISHTLINDJEVE”/ Ja koreografia tallëse e tifozëve të Tiranës me rivalët e tyre në “Air Albania” (FOTO)

Delo.autor

Mandzukic shënon gol ndaj Sampdorias

Sadik.Autor

PO KALON NJË FORMË TË SHKËLQYER SI “ZIKALTËRIT”/ Shikoni bukuroshen seksi që bën tifo për Interin (FOTO)

Delo.autor

Leave a Comment