Futboll Sport

Hajduk Spliti “rrëmben” SHQIPTARIN, kroatët “çmenden” pas talentit 17-vjeçar

Skuadra kroate e Hajduk Splitit duket se do të bëjë për vete talentin nga Struga, Mirlind Dauti. 17-vjeçari ka zhvilluar provat e para këto ditë, ndërkohë që nga drejtuesit e klubit po mendojnë të arrijnë një marrëveshje me shqiptarin sapo ky i fundit të mbushë 18-vjeç.

Dauti që është pjesë e Akademisë së Shkëndijes së Tetovës ka bërë për vete drejtuesit e Hajduk Splitit gjatë kohës që ka zhvulluar dhe provat e para. Këtë gjë e konfirmon edhe vetë menaxheri i 17-vjeçarit, Nadi Fetai.

“Mesfushori i talentuar nga Struga testimet i ka kaluar me sukses, por për shkak të moshës, ai duhet të presë që të mbush moshën 18-vjeç, që përkon me datën 20 maj 2019. Në këtë kohë, zyrtarisht ai do të kalojë në radhët e kroatëve të Hajdukut. Ky është një rast i mirë edhe për drejtuesit e FSHF-së që me vëmendje të ndjekin këtë talent”, është shprehur menaxheri i talentit nga Struga.

Related posts

REVANSHI DEONTAY WILDER-FURY/ Joshua bën parashikimin: Ja kush e fiton duelin…

Delo.autor

MOTORRI I MESFUSHËS/ Lojtari katalanas zbulon detajin interesant: Luaja që i vogël me topin e…

Isa.Autor

“IMMOBILE NDËR MË TË MIRËT”/ Hysaj: Nuk ka ndryshim mes Reina dhe Strakoshës

Delo.autor

Leave a Comment