Futboll Sport

Harry Kane gati për Kolumbinë: Ky është momenti i së vërtetës

Sulmuesi i Anglisë, Harry Kane, ka deklaruar sot se për kombëtaren e vendit të tij ka ardhur momenti i së vërtetës, pasi tani do të nisë faza më e vështirë, ajo e eliminimit. Përballë “3 luanëve” do të jetë Kolumbia, një ndeshje ku djemtë e trajnerit Gareth Southgate konsiderohen favoritë, por humbja ndaj Belgjikës krijoi disa pikëpyetje për Anglinë. Ndaj Kane shpreson që me golat e tij të ndihmojë briktanikët të avancojnë më tej: “Ky është momenti i së vërtetës për të gjithë ne. Kolumbia ëhstë një rivale e fortë, ka disa lojtarë të shkëlqyer, ndaj duhet të jemi gati”.

Më tej, sulmuesi i Tottenham në Premier League, shtoi: “E nisëm mjaft mirë Botërorin, por tani nis një turne i ri. Ne jemi fokusuar për të gjetur një rrugë për ta fituar këtë turne. Qëllimi është që të shkojmë në një nivel tjetër, më të lartë. Kemi dy vite që punojmë, jemi përmirësuar dhe është koha që këtë gjë ta tregojmë ndaj Kolumbisë”, tha Kane, që ka hedhur poshtë kritikat pas humbjes me Belgjikën. “Do të kemi pak më shumë presion, por e rëndësishme është të jemi gati mendërisht dhe fizikisht. Kjo sfidë është e rëndësishme, pasi na hap dyert për më te”, tha Kane.

Related posts

ISHTE VENDIMTAR NDAJ MAN UNITED/ Shaqiri ka një mesazh për ju… (FOTO)

Isa.Autor

EKSKLUZIVE/ Daniel Godelli: Do synoj MEDALJE në botëror, na duan vetëm kur fitojmë medalje

Isa.Autor

MERKATO E VERËS/ Bayern Munich hap thesin, gati 80 milionë euro për mesfushorin madrilen…

Delo.autor

Leave a Comment