Futboll Sport

Tevez mbështet Leo Messin dhe “zgjedh” trajnerin e ri të Argjentinës…

Mbani qetësinë, po flet “Apache”! Në Argjentinë janë të shumtë ata që dëgjojnë mendimin e Carlos Tevez.

“Leo Messi duhet të mendojë për veten e tij. Nëse nuk ka një projekt që ta bëj fitues, apo një ekip të suksesshëm në krah të tij, nuk mund ta fitojë një Botëror i vetëm. Po humbasim kohë duke e kritikuar dhe argjentinasit nuk po e ndihmojnë. Ne duhet ta bëjmë të ndihet sa më mirë, që të na udhëheqë drejt Kupës së Botës,” – tha Tevez.

Në lidhje me trajnerin e ri, njeriun që do të zëvendësojë Jorge Sampaoli, duket se Tevez i ka idetë e qarta…

“Mendoj nën drejtimin e Pekerman bëmë një punë të mirë. Në vitin 2006, nëse do të kalonim Argjentinën mund të fitonim Kupën e Botës, por na eliminuan me penallti, – tha Tevez. – Pekerman më ka mësuar shumë gjëra kur isha i ri dhe e falënderoj. Mendoj se ai mund të jetë trajneri i duhur për Argjentinën, sepse është dikush që e di se për çfarë bëhet fjalë.”

Related posts

Ish-trajneri i Anglisë bekon afrikanët: Kampion bote një ditë

Sadik.Autor

FORMULA 1/ U rendit i gjashti, por Ferrari do të arkëtojë më shumë se kampionët e Mercedes

Delo.autor

“S’MË SHIJON SUPA E NGROHUR DISA HERË”/ Erjona Sulejmani injoron keq ish-bashkëshortin Xhemaili (FOTO)

Delo.autor

Leave a Comment