Futboll Seria A Sport

Higuain-Bonucci/ Tensioni po rritet mes Juventusit dhe Milanit, marrveshja duket…

Në zhargon flasim në mënyrë figurative për negociata të mbështjellura, për të treguar një situatë, në të cilën nuk ka rrugëdalje dhe është bërë tashmë mister. Situata është kjo: shitja e Higuain për të paktën 55 milionë euro është prioritet absolut i Juventusit.

Për ta shitur Bonuccin pa pa shënuar humbje (kështu arkëton 33 milionë) është prioritet i Milanit. Duke pasur parasysh këto elementë, ndërlidhja më e dukshme, ose shkëmbimi i dy “problemeve” për klubet është penguar nga fakti se Milani nuk dëshiron të paguajë diferencën prej 20-25 milionë eurove, që për Juventusin është një kusht thelbësor.

Përveç pengesave të tjera në dukje margjinale, variabli “Caldara” nuk është aq vendimtar. Eshtë e qartë se Juventusi është i gatshëm të sakrifikojë mbrojtësin 24-vjeçar, të ardhur nga Atalanta. Në lojë mbetet Higuain, që duket i destinuar të përfundojë te Milani, ose Chelsea.

Duket si një “luftë krahu”, në të cilën tensioni fillon e rritet. Agjentët lëvizin furishëm dhe për të prodhuar rrugëzgjidhje. Por, pikërisht në këtë nervozizëm latent, po shfaqet hipoteza se askush nuk po lëviz nga pozicioni, domethënë që Higuain mbetet te Juventusi, ndërsa Bonucci te Milani.

Related posts

IU OFRUA ROLI I DREJTORIT TË RI TEKNIK/ Ja kushtet që Maldini vendos për të qëndruar tek Milan

Delo.autor

Klop: Ronaldo nuk duhet ta prekë topin

Sadik.Autor

Welbeck: Edhe Cristiano Ronaldo kritikohet

Sadik.Autor

Leave a Comment