Bundesliga Futboll Sport

HYRI NË HISTORI/ Ja historia PREKËSE e futbollistit të Bayern Munich

Fytyra që u shkëlqen dhe buzëqeshja e stampuar. Dhe prindërit bëjnë një frymëmarrje lehtësimi. Sepse Alphonso Davies ia doli, mbërriti në majën e futbollit, duke realizuar ëndrrën e tij. Ai që ka pas krahëve një jetë veçanërisht të vështirë, mbërriti në një prej klubeve më të mëdha të Europës, u transferua te Bayern Munich. Bavarezët për ta blerë kanë paguar 19 milionë euro. Nuk kishin paguar kurrë kaq shumë për një minoren. Një sinjal, sepse Bayern Munich besoi tek ai. Në vitin 2010 bavarezët refuzuan Neymar, që asaj kohe ishte 17 vjeç, pikërisht sepse u trembën nga kërkesa e Santos, që kërkonte 24 milionë, të cilat për gjermanët ishin shumë. Sot paguan pak më pak për Davies.

Me të mbërritur lajmi i transferimit të Davies te Bayern Munich, mamaja, Victoria a rrëfyer një histori. Madje historinë e tyre. Sepse e gjithë familja Davies ka mbi shpatulla një rrugëtim jete shumë të vështirë. Në fund të viteve 90 u detyruan të arratisen nga Liberia, ku kishte shpërthyer lufta civile. Mbërritën në Ghana, por as atje nuk e kaluan lehtshëm. “Jam krenare për djalin tim, Alphonso. Në kampin e refugjatëve nuk kishim as për të ngrënë, nuk kishim rroba për tu veshur. Sot ndodhemi këtu, kemi gjithçka që na duhet. Kur ishim në Liberi, për të gjetur ushqim për të ngrënë duhej të shkonim mes kufomave. Kishim frikë se mund të vdisnim. Ishte e rrezikshme, ishte e tmerrshme, për këtë vendosëm të arratiseshim”, rrëfeu mamaja e futbollistit.

Përshkuan rreth 1500 kilometra, familja Davies mbërriti në Ghana bashkë me 42 mijë persona të tjerë. Përfunduan në një kamp refugjatësh dhe kërkuan azil politik në Kanada, ku eventualisht u pranuan në vitin 2006. Aty jeta ishte padyshim më e lehtë, por tani Alphonso është bërë futbollist dhe problemet ndodhen shumë larg në kujtime, sikurse pranon vetë mamaje e futbollistit, Victoria: “Shteti në të cilin ne shpresonim të shpëtonim, tani shpreson te djali im për të arritur rezultate të mëdha sportive. Alphonsos i kam thënë se tani mund të na lërë, por ai më tha se nuk do të ndryshojë kurrë”.

Related posts

FUNDI I NJË EPOKE/ Lojëra Olimpike të Tokyos humbasin edhe legjendën tjetër të tenisit

Delo.autor

Arsenali dhe Liverpooli kthejnë sytë te Jan Oblak

Q.Autor

Juventus e paralajmëron Paris Saint-Germainin për Dybalan

Q.Autor

Leave a Comment