Sport

IAAF ME DORË TË RËNDË/ Lihet në fuqi pezullimi, Rusia jashtë Europianit

Federata Ndërkombëtare e Atletikës (IAAF) nuk ka ndryshuar mendje në lidhje me rikthimin e atletikës ruse në eventet ndërkombëtare, duke konfirmuar se Rusia nuk do të jetë në Europianin e sportit të “mbretëreshës” që nis pas një jave në Berlin. Pezullimi i parë për Rusinë erdhi në nëntor të 2015-ës, para Olimpiadës “Rio 2016” dhe ai vijon të jetë ende në fuqi edhe pse u përfol se para Europianit mund të ketë një ndryshim të opinionit nga ana e IAAF-it. Edhe pse ky shtet ka bërë disa hapa përpara në luftën ndaj dopingut, për ndërkombëtarët ato nuk janë ende të mjaftueshme për të shlyer fajet e së shkuarës dhe për ta rikthyer Rusinë në eventet ndërkombëtare.

“Janë ende disa detyrime që duhen përmbushur, të cilat ne shpresojmë të realizohen sa më shpejt. Nuk e mohoj që ka patur progress në luftën ndaj dopingut, por ata nuk janë ende në atë pikë që çdo kriter i vendosur nga ne dhe ndërkombëtarët të jetë plotësuar”, u shpreh Sebastian Coe, presidenti i Federatës Ndërkombëtare të Atletikës.

Ai shtoi se janë ende 3 çështje parësore që antidopingu rus duhet të plotësojë, në mënyrë që ky sport të rikthehet në garat e organizuara nga IAAF dhe në eventet olimpike. Së pari, ata duhet të paguajnë detyrimet financiare të këtij skandali; së dyti duhet të plotësojnë të gjitha kriteret e kërkuara nga WADA dhe së treti të lejojnë ndërkombëtarët të kenë mundësi aksesi në testet e kryera në periudhën 2011-2015 nga laboratori antidoping në Moskë.

Related posts

E PABESUESHME/ Skenar filmash në Afrikë, dy futbollistët rrëmbehen në mes të rrugës!

Delo.autor

PANUCI “HARRON KOMBËTAREN”/ Juventusi meriton triumfin në Champions

Isa.Autor

SHKËLQEJNË KAMPIONËT HOLANDEZ/ Ajax fiton me goleadë dhe kap përkohësisht kreun

Delo.autor

Leave a Comment